LAJMI I FUNDIT:

Për këtë akull thonë se po e sjell “fundin e botës”, Thwaites ka filluar të shkrihet – mund ta rrit nivelin e ujit në det për tri metra

Për këtë akull thonë se po e sjell “fundin e botës”, Thwaites ka filluar të shkrihet – mund ta rrit nivelin e ujit në det për tri metra

Ekspertët e ndryshimeve klimatike konsiderojnë se akulli Thwaites në pjesën perëndimore të Antarktikut, është akulli më i sheshtë dhe njëherit më i rëndësishmi në botë, kur bëhet fjalë për nivelin e deteve në të ardhmen, shkruan Independent.

Ata paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale, ekziston mundësia që shkrirja e akullit do të rriste nivelin e ujit në det për gjysmë metri, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, shkrirja e Thwaites do të ndikonte në lirimin e masave tjera të akullta në pjesën perëndimore të Antarktikut, që mund të shpie deri të rritja e nivelit të detit për dy deri në tri metra.

Nëse do të vinte deri te një gjë e tillë, pasojat do të ishin katastrofike. Për këtë arsye, ekspertët e quajnë “Thwaites” si “akullin e fundit të botës”.

Shkencëtarët në fillim të vitit kanë kërkuar prezencën e ujërave të nxehta në pikat kyçe të akullit, që do të duhej të shpjegonin arsyen e shkrirjes.

Thwaites ka një sipërfaqe prej rreth 119.090 kilometra katrorë, që i bie se ka një madhësi përafërsisht sa Mbretëria e Bashkuar.

Shkrirja e akullit nga Thwaites që derdhet në detin Amudsen përbën katër për qind të rritjes globale të nivelit të ujit në det, por shkencëtarët paralajmërojnë se do të ketë akoma rritje të temperaturave në botë.

“Një nga pyetjet më të shpeshta që shtrohet është se sa shpejtë Thwaites do të jetë jostabil. Më duket që jemi buzë greminës. Është çelësi për akullnajat tjera në pjesën perëndimore të Antarktikut”, ka deklaruar Paul Cutler, drejtor i programit që merret ekskluzivisht me analizimin e akullnajave në Antarktik.

Nëse e largoni, edhe masat tjera të akullta gjithashtu do të fillojnë të shkrihen”, shtoi Cutler.

Ai është një nga hulumtuesit kryesor të projektit “Thwaites” në ekspeditën e ekipit britanik në Antarktik, duke e cilësuar këtë copë gjigante të akullit si më të sheshten në botë.

Kujtojmë që Antarktiku përmban 90 për qind të akullit në planetin Tokë, e për dallim nga Arktiku pjesa më e madhe e masës së akullt gjendet në zonën tokësore.

Trashësia mesatare e akullit sillet rreth 2.5 kilometra, por në disa zona është edhe deri në 4.8 kilometra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori