LAJMI I FUNDIT:

Për kë bien kambanat?

Në pah se fajtorin "kujdestar" për zënkat midis tyre dy partitë politike maqedonase VMRO dhe LSDM do ta gjejnë dhe kërkojnë në mesin e shqiptarëve ndërsa buxheti si çdo herë është hartuar edhe kësaj here në interes vetëm të zonave maqedonase.

Ngjarjet e 24 dhjetorit në parlamentin e Maqedonisë treguan qartë se Maqedonia ende nuk është e përgatitur për tu ballafaquar me argumentet e tryezës dhe ‘betejën’ institucionale si formën më demokratike të pluralizmit politik në gjitha vendet demokratike.


Nuk dua që të fokusohem në analiza të buxhetit të Maqedonisë për vitin 2013 për arsye se skajshmërisht si asnjëherë më parë shqiptarët e Maqedonisë diskriminohen. Nuk do mend që një analizë dhe përfundim të tillë mund ta jep çdo qytetarë shqiptarë.

Vetëm nëse analizohen mjetet për aktivitete kulturore që ju ndahen komunave shqiptare e që janë barazi me 0 mund të konstatohet se gjitha komunat shqiptare nuk kanë buxhet komunal për aktivitete kulturore as sa një përmendore e projekti "2014".

Më 24 dhjetor nuk u thye asnjë kusht përpos kushtit për të qenë vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-së. Athua në vendet e NATO-s nuk ndodhin ngjarje të tilla? Mund të pyes dikush. Pa dyshim se PO. Por ama, në postulatet më të larta të NATO-s dhe Bashkimit Evropian siguria e qytetarit të thjeshtë dhe demokracia plurale janë mbi të gjitha. Ndërsa te ne u dëshmua se kjo nuk është ashtu.

Nga këtu edhe përfundimi se kemi humbur një shans për të qenë pjesë e këtyre strukturave evropian edhe pse ne shqiptarët për disa vite rresht besojmë marrëzisht në politikanët tonë për të anëtarësuar vendin në Bashkimin Evropian.

Dëgjova dhe lexova edhe shumë komente lidhur me pjesëmarrjen e partive politike shqiptare në votimin e buxhetit të Maqedonisë për vitin 2013. Pa përjashtime prezenca e BDI-së në seancën plenare parlamentare, ku u votua buxheti, nuk mund të kontestohet pasi që është pjesë e kabinetit të qeverisë "Gruevski 3", ndërsa akuzat ishin për pjesëmarrjen e partisë opozitare PDSh në këtë seancë. Edhe pse kjo parti votoj kundër buxhetit 2013.

Këtë të gjithë por edhe klasa analitike duhet ta kuptoj si një begati në demokraci. Madje siç patë deklaruar edhe lideri i kësaj partie në një emision debatues në Tiranë, PDSH e ka paguar shtrenjtë bojkotin e institucioneve.

Athua prezenca në këtë seancë nënkupton se PDSH-ja mëson nga gabimet e së kaluarës.

Çfarë pas 24 dhjetorit?!

Pas ndodhive në parlamentin e Maqedonisë opozita maqedonase deklaroi se nuk do të ndjek punën e parlamentit. Kjo fletë se parlamentit të Maqedonisë deri në një kompromis të ardhshëm do i mungoj debati dhe demokracia parlamentare edhe pse në të marrin pjesë edhe disa parti tjera opozitare.

Pas kësaj doli në pah se fajtorin "kujdestar" për zënkat midis tyre dy partitë politike maqedonase VMRO dhe LSDM do ta gjejnë dhe kërkojnë në mesin e shqiptarëve ndërsa buxheti si çdo herë është hartuar edhe kësaj here në interes vetëm të zonave maqedonase.

Pse them kështu, për arsye se menjëherë pas kësaj analistë dhe media të afërta me pushtetin filluan të akuzojnë se gjoja diaspora shqiptare kërcënon ato ndërsa pjesëtarë të opozitës se Brankua ka shkulur flamurin shqiptar nga Tetova dhe Gostivar ndërsa Gruevski ka lejuar që me rastin e 100 vjetorit Maqedonia të bëhet Shqipëri.

Maskarenj se jo mahi.

Tani dua të rikujtoi që dy blloqet maqedonase se më këto mend asnjëher nuk mund të bëhen pjesë as e NATO-s ku është edhe Shqipëria, Greqia … e as e Bashkimit Evropian ku është …Greqia dhe Bullgaria….

Së fundmi bashkëjetesa e shqiptarëve në Maqedoni ka qenë paqësore vetëm atëherë kur shqiptarët kanë pranuar të jenë qytetarë të dorës së dytë. Ndërsa kur shqiptarët kanë kërkuar të jenë të barabartë, bashkëjetesa ka qenë e trazuar deri edhe me kryengritje siç ndodhi në vitin 2001, por që mjerisht mbeti në mes të rrugës.

Edhe sot që po flasim, shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të jenë qytetarë të dorës së dytë. Po ju sjell disa shembuj: Sot shqiptarët në Maqedoni nuk kanë ligj të përdorin Flamurin Kombëtar, ai u anulua në vitin 2007.

Marrëveshja e Ohrit, ishte një marrëveshje që shpëtoi Maqedoninë nga shpërbërja. Por shikoni se çfarë ndodh, caktohet një zëvendës kryeministër për zbatimin e saj dhe ai gjithmonë është shqiptar. Nënteksti është i qartë: Po ju japim një lëmoshë, po i ndërrojmë kursin Marrëveshjes, po e trajtojmë atë thjesht si një lëshim ndaj shqiptarëve.

Në trend

Më shumë
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Kalo në kategori