Nga: Jorge Luis Borges
Përktheu: Bajram Karabolli
LEGJENDË
Abeli dhe Kaini u takuan pas vdekjes së Abelit. Po ecnin në shkretëtirë dhe e dalluan njeri-tjetrin që larg, pasi të dy ishin shumë të gjatë. Të dy vëllezërit u ulën përdhe, ndezën një zjarr dhe filluan të hanin. Qëndronin në heshtje, në heshtjen e njerëzve të lodhur kur perëndon dielli. Në qiell shfaqej ndonjë yll, që ende nuk kishte emër. Në dritën e zjarrit, Kaini vërejti shenjën e gurit në ballin e Abelit dhe lëshoi nga dora bukën që po e çonte në gojë e i kërkoi t’ia falte krimin.
Abeli u përgjigj:
– Më ke vrarë ti mua apo unë ty? Nuk më kujtohet; tani jemi këtu së bashku, si dikur.
– Tani e kuptoj se vërtet më ke falur – tha Kaini. – Sepse të harrosh, do të thotë të falësh. Edhe unë do të mundohem të harroj.
Abeli tha ngadalë:
– Ashtu është. Sa kohë zgjat brejtja e ndërgjegjes, zgjat edhe faji.
KURTHI
Që tmerri i tij të ishte i përsosur, Qezari, i rrethuar tek këmbët e statujës prej thikave të ngutshme të miqve, mes fytyrave dhe teheve zbulon atë të Mark Brutit, të përkrahurin e tij, ndoshta birin e tij, dhe atëherë dorëzohet e thërret: “Edhe ti, biri im?!” Shekspiri dhe Kevedoja e kanë rrokur këtë klithmë patetike.
Fatit i pëlqejnë përsëritjet, variantet, simetritë; nëntëmbëdhjetë shekuj më vonë, në jug të provincës së Buenos Airesit, një fshatar sulmohet nga disa fshatarë të tjerë dhe, kur rrëzohet, njeh birin e tij të adaptuar dhe, me qortim të butë dhe habi të plogët, i thotë (këto fjalë duhen dëgjuar, jo lexuar): “Pero che?!” (“Edhe ti, ore?!”)
E vrasin dhe ai nuk e di se po vdes që të përsëritet një skenë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë