LAJMI I FUNDIT:

Për hir të së kaluarës maqedonase, po ikë e tanishmja shqiptare!

Në shtetin e ashtuquajtur Maqedoni, vazhdojnë të ndodhin aq shumë gjëra të habitshme, sa edhe vet Habia nuk po mund t’i bjer vetës në fije, se çka në të vërtet është duke synuar. Nuk kam dot guxim që t’ia bëjë ndonjë pyetje Habisë për gjithë këto lëmshe, sepse frikohem prej ndonjë përgjigje të habitshme, e pastaj për ndonjë shkrim në vijim nga ana ime tërësisht të habitshëm. Por, më besoni, ka ardhur një kohë që pa dëshirën tonë jemi të detyruar të mendojmë rreth të kaluarës së rreme, dhe rreth oligarkëve që po i pastrojnë fëlliqësirat e së kaluarës në ditët e sotme.

Tashmë filloi puna praktike rreth realizimit të “Projektit Shkupi 2014”! Edhe pse e dënuar moralisht, pastaj përmes analizave të ndryshme, debateve nga ana e shoqërisë civile, prapë projekti në fjalë e përjetoi lopatën e parë, pa ndonjë debat serioz në Kuvend nga ana e përfaqësuesve shqiptarë. Gjersa lopata në sheshin e Shkupit funksiononte për ndërtimin e të kaluarës së “lavdishme” maqedonase, e tanishmja shqiptare pa përshëndetjen e të zgjedhurve të popullit ia lagu për në Belgjikë e gjetiu, duke u përballur pastaj me tmerret serioze të kësaj bote.


Tek pasi u zbrazën qytetet dhe fshatrat, politikanët tanë e “kuptuan” se kjo është lojë e agjencive turistike, pra si gjithmonë ata u ç’fajësuan nga përgjegjësia e tyre, që as Lumi i Danubit për jetë e mot nuk do mund t’i pastron, madje as shkapërderdhja e tyre në Detin e Zi nuk do i bën fajde.

Bile, për projektin “Shkupi 2014” qysh herët ishin ç’fajësuar prej përgjegjësisë, duke pohuar se, projekti në fjalë është bekuar më herët prej subjektit tjetër politik. Shumë mirë që fajin të ndërgjegjshmit nuk po e lënë jetim, edhe kjo është një pjesë e lëmoshës!

Në këtë shtet ka tendenca të ndërtohen edhe fshatra të tërë improvizues, kinse edhe për kësi lloj antikitetesh paskemi nevojë, duke i anashkaluar fshatrat real që balta dhe kushtet tjera mizore janë bërë miq të ngushtë të secilit njeri që jeton në fshatë.
Pastaj, gjitha humbjet e kota ekonomike të këtyre projekteve skandaloze, arsyetohen me shtimin e punës së ndërtimtarisë. Pyesim, kush do e merr tenderin për realizimin e këtyre projekteve antike. Nuk e di, por shumë mirë e di se, kompanitë shqiptare fare nuk do të kenë hise në këtë lojë të shtrembërisë historike.

Ndaj, shteti për t’i arsyetuar dhe legjitimuar këto krime ekonomike, kulturore dhe kombëtare, apo për të na detyruar që neve të mendojmë vetëm historikisht, kursin e përgjithshëm e ka orientuar dukshëm drejt të kaluarës tendencioze dhe ikjes nga e tanishme mjeruese.

Si rrjedhojë e këtij kursi, tashmë do të kemi qytetarë që i përkasin, “vetëm të kaluarës”, do ta sjellin Aleksandërin e vdekur në Maqedoni, por do t’i dëbojnë shqiptarët e gjallë prej Maqedonisë. Gjendemi ndërmjet fushëbetejave të “vërteta” intelektuale rreth autenticitetit të popullit maqedonas dhe projektimit për dëbimin e shqiptarëve autokton!

Qeveria për hir të realizmit të kësaj ëndrre antishqiptare dhe antiislame, i ka mobilizuar dhe angazhuar shumë piktorë të kërrusur disa besa edhe të krisur, skulptorë, historianë, linguistikë, etj., vetëm e vetëm që t’i bindë fqinjët e saj për rreth, po ashtu edhe popullin shqiptarë që jeton në këtë shtet pa pushtet, se ky shtet ka një histori mjaftë të begatshme, bile më të pasur se të Egjiptit e të Selanikut.

Kryeministri i Maqedonisë, edhe pse është i diplomuar në ekonomi, po ashtu edhe magjistër i kësaj shkence që kurrë si duhet nuk e përdori, aktualisht është duke e luajtur rolin e një historiani tejet të “devotshëm” dhe, në mënyrë tmerruese është i indoktrinuar pas tezave kinse të vërteta historike, e gjithë kjo me qëllim të mbulimit të dobësive ekonomike.

Askund në botë nuk e kemi parë ndonjë kryeministër, aq të aftë në profesionin e tjetërkujt. Dikur historianët do ta cilësojnë kryeministrin aktual si një njeri shumë të aftë i asaj kohë, ngase një ekonomist me anë të historisë së vjedhur, në mënyrë të shkëlqyeshme paska arritur t’i dëbojë dhe detyrojë shqiptarët të enden metropoleve të botës.

Pra, me këto politika sipërfaqësore, tendencioze, historike dhe histerike, pushteti aktual është duke ia lyer kokën me akull popullit gjaknxehtë, është duke e tërhequr vëmendjen prej dështimeve të shumta të politikave të mirëfillta ekonomike, është duke e shikuar si një film të mirë imigrimin dhe lotët e prindërve shqiptarë, por mos harro i “nderuar” pushtet se, kriza sociale tashmë ka filluar të troket, bashkë me këtë edhe sinjali i parë drejt falimentimit të kompanisë së Pasko Kuzmanit, i cili çuditërisht dhe jo rastësisht qenka pronar i këtij shteti me firmë të vjedhur