LAJMI I FUNDIT:

Për dy muaj, mbi 390 migrantë kanë synuar të kalojnë nëpër Maqedoni

Për dy muaj, mbi 390 migrantë kanë synuar të kalojnë nëpër Maqedoni

Policia e Maqedonisë ka bërë të ditur se po vazhdojnë përpjekjet e migrantëve nga viset e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme, që të kalojnë nëpër territorin e këtij shteti për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian, shkruan REL.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar 393 raste të migrantëve, të cilët ilegalisht kanë tentuar të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Gjatë muajit qershor ishin 109 raste, ndërsa gjatë muajit maj, 284 raste.


Sipas statistikave të kësaj Ministrie, 224 migrantë janë kapur përgjatë vijës kufitare Maqedoni – Greqi, dhe janë kthyer sërish në territorin e Greqisë.

Policia maqedonase gjatë javës së kaluar ka zbuluar dhe trafikimin e tetë migrantëve nga India dhe Pakistani të cilët ilegalisht kanë tentuar ta kalojnë territorin e Maqedonisë.

Në bazë të ndryshimeve që pësoi vitin e kaluar Ligji për azilin, pas mbylljes së Rrugës Ballkanike, migrantët të cilët ilegalisht hyjnë në Maqedoni nga një shtet i cili është pjesë e BE-së apo NATO-s, duhet që të kthehen sërish në të njëjtin shtet me përcjellje të Policisë.

Përderisa në raportin e fundit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Shkup, theksohet se migrantët që vijnë në Maqedoni përmes rrugëve ilegale nga viset e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në mënyrë jolegale depërtohen nga Maqedonia si shtet.

Uranija Piroska nga Komiteti i Helsinkit në Shkup tha për Radion Evropa e Lirë se rënia e interesimit edhe nga mediat për problemet me migrantët në Maqedoni, u hap rrugë për të vepruar trafikantëve.

“Defokusimi i mediave nga problemi me migrantët të cilët ilegalisht hyjnë në Maqedoni, ka bërë që migrantët të bëhen pre e trafikuesve, të cilët për shuma të caktuara i bartin migrantët nga kufiri jugor i shtetit drejt atij verior”, thotë Piroska. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori