LAJMI I FUNDIT:

Për dhjetë muaj, Prokuroria e Pejës ka parashtruar 107 kërkesa për sekuestrim

Për dhjetë muaj, Prokuroria e Pejës ka parashtruar 107 kërkesa për sekuestrim

Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se në periudhën kohore janar-tetor të këtij vitit ka bërë gjithsej 107 (njëqind e shtatë) kërkesa për sekuestrimin e mjeteve, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave të ndryshme penale.

“Nga muaji janar i këtij vitit ​gjer në muajin tetor, kjo prokurori ka parashtruar në gjykatat kompetente kërkesa për sekuestrimin e 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) mjeteve të transportit, ndër to: 33 (tridhjetë e tri) vetura të llojeve të ndryshme, 17 (shtatëmbëdhjetë) mjete transporti (kamionë, ekskavatorë, kombi), 15 (pesëmbëdhjetë) traktorë dhe 11 (njëmbëdhjetë) rimorkio të mjeteve të ndryshme të transportit.


Nga Prokuroria Themelore e Pejës janë kërkuar të sekuestrohen 6250 (gjashtë mijë e dyqind e pesëdhjetë) kilogramë miell gruri për dhjetë muajt e këtij viti. Po ashtu, edhe pako me cigare të llojeve të ndryshme në vlerën prej 3223 (tre mijë e dyqind e njëzet e tre) eurosh dhe para të gatshme në vlerën prej 2552 (dy mijë e pesëqind e pesëdhjetë e dy) eurosh”, thuhet në njoftimin për media.

Në Prokurorinë Themelore të Pejës janë kërkuar të sekuestrohen 167 m³ (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) masë drusore në dhjetë (10) raste të kërkesave për sekuestrim gjatë periudhës kohore janar-tetor të vitit 2020.

Vlen të theksohet se shumica e kërkesave të parashtruara për sekuestrim nga Prokuroria Themelore e Pejës janë aprovuar nga gjykatat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori