Lionel Messi është shpallur edhe zyrtarisht mbrëmë nga FIFA si lojtari i vitit.

Ylli argjentinasi e rrëmbeu çmimin ‘The Best’ nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, duke lënë prapa vetës Virgil van Dijkun dhe Cristiano Ronaldon.


U bë e ditur se ylli portugez kishte vendosur që votat të shkonin për Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong dhe Kylian Mbappen.

messi 2

Mirëpo, Messi edhe pse arriti ta fitonte çmimin, ka votuar Sadio Manen, Ronaldon dhe De Jongun për çmimin e më të mirit.

Argjentinasi mund mos ta ketë pritur që ta fitonte çmimin e madh, pasi Van Dijk cilësohej si favorit për ta rrëmbyer edhe këtë trofe.

Holandezi javë më parë e fitoi çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA, mirëpo u mposht nga argjentinasi për atë të FIFA-s. /Telegrafi/

telegrafi sport app