A keni menduar ndonjëherë se cilat nga lëvizjet tuaja mund të jenë veçanërisht të vështira për fëmijët tuaj? Edhe pse prindërit bëjnë shumë gjëra pa dashje, ata vërtet lënë gjurmë tek të vegjlit.
Gjegjësisht, psikologët besojnë se dy gjëra mund t’i lëndojnë aq shumë fëmijët, saqë do t’i mbajnë mend gjatë gjithë jetës. Në radhë të parë janë premtimet e paplotësuara.
Shumë prindër u premtojnë fëmijëve të tyre çmime nëse kryejnë me sukses një detyrë shkollore dhe të ngjashme. Megjithatë, kur përmbushin atë që u kërkohet, në vend të një shpërblimi, të rriturit u vendosin një sfidë të re.
Mund t’ju duket e padëmshme, por nëse i premtoni vazhdimisht një fëmije diçka që nuk e përmbushni, ai do të humbasë besimin tek ju, sepse e keni zhgënjyer. Kur të rriten, nuk do t’ju tregojnë për gjëra serioze që ndodhin në jetën e tyre, sepse nuk ju besojnë.
Në vend të dytë është mosrespektimi. Prindërit shpesh i dëmtojnë pa dashje fëmijët e tyre duke harruar t’i lavdërojnë për diçka që kanë bërë.
Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje gjithçkaje që arrin një fëmijë – një notë të mirë në shkollë, sukses në një hobi, etj. Inkurajoni fëmijët çdo ditë dhe ata do të vazhdojnë të arrijnë sukses më të madh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKini kujdes: Gjithmonë veproni kështu pas seksit
Trendi i ri grimi i cili do të bartet gjatë tërë verës: Vetullat në formë pendle
Si të bëheni seksi “kauboje”
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Aplikojeni korrektorin në këtë mënyrë, transformimi thjesht 'magji'
Dhimbje gjoksi për shkak të ciklit? Çfarë duhet të bëni
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024