LAJMI I FUNDIT:

Për çdo ditë në këtë vit, i ka fituar 32 milionë dollarë: Me Trumpin do të vazhdojnë të fitojnë të pasurit!

Për çdo ditë në këtë vit, i ka fituar 32 milionë dollarë: Me Trumpin do të vazhdojnë të fitojnë të pasurit!

Vitin e kaluar pasuria e tij është rritur me 11.8 miliardë dollarë, ndërsa është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Donald Trumpit në botën e biznesit.

Miliarderi Warren Buffett çdo ditë të këtij viti ka fituar një mesatare prej 32.2 milionë dollarëve. “Magjistari nga Omaha”, siç e quajnë, është shpallur njeriu i dytë më i pasur në botë, dy ditë pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të SHBA, të cilin e ka kundërshtuar gjatë tërë fushatës.


Kritikët thonë se kjo është dëshmi se presidenca e manjatit 70-vjeçar nuk do të “thajë” moçalin e Washingtonit, siç premtoi në kontekstin e ndalimit të lobimit të zyrtarëve edhe pesë vjet pas largimit nga pozitat e larta qeveritare, transmeton Telegrafi.

Njerëzit e kabinetit të Trumpit janë më të pasur se një e treta e familjeve amerikane – së bashku!
Lexo po ashtu Njerëzit e kabinetit të Trumpit janë më të pasur se një e treta e familjeve amerikane – së bashku!

Profesori i London School of Economics, Brian Klaas, thotë se miliarderët si Buffett ka të ngjarë të përfitojnë nga mandati i Trumpit.

“Ironikisht, zona në të cilën Trumpi do të pajtohet me republikanët në Kongres nuk do të jetë reforma në politikat tregtare e as reforma e Washingtonit; do të jetë ulja e taksave, liberalizimi dhe erozioni i rrjetit të sigurisë sociale. Të tri fushat janë në favor të titanëve të biznesit, por do të dëmtojnë klasën punëtore që ishte çelësi i fitores së zgjedhjeve të Trumpit”, ka thënë dr. Klaas.

Warren Buffett është shef ekzekutiv dhe aksionari më i madh i kompanisë shumëkombëshe Berkshire Hathaway. Ky 86-vjeçar ka kërkuar nga Trumpi që të publikojë kartën e tij të taksave, ndërkaq gjatë fushatës ishte një nga mbrojtësit më të zjarrtë të Hillary Clintonit.

Në përgjithësi, njerëzit më të pasur në SHBA ishin kundër Trumpit, por miliarderët megjithatë kanë shtuar pasurinë për 77 miliardë dollarë qëkur fitoi ai. 500 njerëzit më të pasur në botë, sipas Indeksit të Bloombergut, rritën pasurinë – mesatarisht për 4.2 trilionë dollarë në fillim të këtij viti në 4.4. trilionë në fund.

Miliarderi Ray Dalio tha javën e kaluar se kabineti i biznesmenëve të Trumpit, më i pasuri në historinë amerikane, do të zgjidhë “shpirtrat e kafshëve” të kapitalizmit.

“Pasuria neto e kabinetit të propozuar është më e madhe se një e treta e amvisërive amerikane”, thotë ai.

Klaas thotë se shkurtimet e taksave të kohës së Bushit ishin ndihmë për amerikanët e pasur, ndërsa beson se politika e Qeverisë dhe spekulimet e sotme do të ndikojnë sërish në ngritjen e tyre ekonomike.

Rob Dover, nga Universiteti i Leicesterit, thotë: “Ka dështuar elektoratit për t’i kushtuar vëmendje mesazheve populiste dhe se çka në të vërtetë kanë nënkuptuar ato. Nga paqëndrueshmëria e tregjeve kanë dalë këto rezultate të papritura, e nga to kanë të ngjarë të përfitojnë ata me kapital. Këta mund të përfitojnë nga mundësitë e tregut, e jo qytetarët e rëndomtë”. /Telegrafi/