LAJMI I FUNDIT:

Për apo kundër bisedimeve politike me Serbinë?

Këtyre ditëve në rrjetet sociale qarkullonte pyetja e tillë siç e përmenda në titullin e këtij shkrimi. Kjo pyetje më ishte drejtuar edhe mua, të cilës nuk iu përgjigja. Një pyetje e tillë në këtë formë nuk është e drejtë për asnjë shqiptarë nga Kosova sepse nuk mund të japësh një përgjigje adekuate.

Nëse do të përgjigjesha emocionalisht pa kurrëfarë dyshimi do të përgjigjesha me një JO të madhe, sepse në fakt kemi shumë arsye për të mos biseduar me serbët. Ata ende nuk na i kanë dhënë të zhdukurit, ende nuk na kanë kërkuar falje për dëmet e shkaktuara nga lufta e tjera e tjera.


Mirëpo, në realitet jeta jonë qytetare dhe civilizimi njerëzor nuk shkon përpara duke ndaluar komunikimin me fqinjët, nuk shkon përpara duke ndjell urrejtje deri në paskajshmëri. Ne herët a vonë duhet të kemi raporte të mira fqinjësore me të gjithë ata që na rrethojnë, sepse të gjithë kërkojmë një jetë më të mirë, një jetë me vlera demokratike evropiane, një jetë ku qytetarët frymojnë lirshëm, lëvizin pa barriera, shkëmbejnë mallra ekonomike, shkëmbejnë kulturën, shkëmbejnë ide e shkëmbejnë civilizim njerëzor.

Gjermanët, francezët, anglezët e të gjitha kombet tjera kishin luftëra dhe urrejtje mes tyre, por sot ato kombe janë bashkë, jetojnë bashkë, ndajnë të mirën dhe të keqen bashkë dhe përbëjnë një Europë demokratike, përbëjnë një vlerë jete, përbëjnë një sistem vlerash shoqërore dhe promovojnë barazi e civilizim demokratik. Krejt kjo në saje të komunikimit të ndërsjelltë mes tyre dhe gjetjes së një rruge të përbashkët paqësore.

Pra, nëse mendoj racionalisht jam për bisedime politike, për vet faktin që vetëm përmes bisedimeve mund të gjejmë një rrugë drejtë një të ardhme me vlera, drejtë një të ardhme ku na shpie në një integrim brenda një familje të madhe evropiane, ku të gjithë ndihemi krenar për atë që jemi dhe krenar për atë që bëhemi. Ndërsa mos komunikimi ndërshtetëror në mes Kosovës dhe Serbisë po ua lë rrugën hapur bandave kriminale në Veri Të Kosovës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike të të dyja shteteve, por më së shumti shtetit të Kosovës.

Natyrisht, bisedimet politike në këtë rast nuk duhet kuptuar si një “pazarllëk” territoresh sicc po quhet nga disa “analistë, ekspertë”, por ato do të jenë pjesë e një garancie ndërkombëtare ku territori dhe sovraniteti i Kosovës nuk do të preket e në fakt kështu edhe është definuar nga autoritet e Unionit Evropian. Pra, a ka vend që qytetari i Kosovës të ndihet në siklet vetëm e vetëm pse institucionet e shtetit të Kosovës duan të hyjnë në bisedime, qofshin ato edhe politike? Mendoj që jo. Jo, sepse pikë së pari nuk jemi në kohën e paqes së Versajës ku liderët politikë janë ndjekur nëpër salla, që edhe me forcë janë obliguar për të firmosur dokumente. Mirëpo, jemi në një kohë ku vullneti i lidershipit të vendit respektohet, sepse në bisedat e sotme kërkohet një rezultat që prodhon efekt paqësor afatgjatë.

Pra, si rezultat i mënyrës demokratike që jetojmë sot, në një Evropë demokratike, liderët politik nuk kanë arsye të marrin vendime që do të mund të ishin në kundërshtim me vullnetin e popullit në aspektin politik, pavarësisht presioneve të çfarëdo natyre. Sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm për sakrificën e popullit tonë, jemi të vetëdijshëm për historinë tonë sa të lavdishme e aq të dhimbshme, jemi të vetëdijshëm sa e sa bijë e bija janë flijuar për të arritur deri këtu, andaj edhe jemi të vetëdijshëm që punojmë në interes të kombit tonë, në interes të popullit tonë.

Historia jonë na ka mësuar se si duhet respektuar atdheun. As qytetet më të mbrojtura nuk të mbrojnë nga dora e atyre që duan mëmëdheun. Shqiptarët kurrë nuk i harrojnë “dy krisma n’Paris”.

Në trend

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Kalo në kategori