LAJMI I FUNDIT:

Për 30 minuta Italia të shtunën goditet nga tre tërmete, panik dhe frikë te banorët

Për 30 minuta Italia të shtunën goditet nga tre tërmete, panik dhe frikë te banorët

Tre tërmete brenda vetëm 30 minutash u regjistruan mbrëmjen e të shtunës në afërsi të Aquilas në Itali.

Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 22.55 të mbrëmjes, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter me epiqendër vetëm 2 km larg qytezës barete, me thellësi 14 km nën sipërfaqen e tokës, dhe 17 km larg nga L’Aquila.


Pak minuta më vonë, në orën 23:16 minuta është regjistruar një tjetër lëkundje e magnitudës 3.4 të shkallës Rihter me epiqendër përsëri në Barete e me thellësi 13 km nën tokë.
Ndërsa lëkundja e tretë, është regjistruar në orën 23:22 minuta, e një magnitudë më të ulët, me magnitudë 2.2 të shkallës Rihter.

Të shumta kanë qenë telefonatat e banorëve në Departamentin e Mbrojtjes Civile e të zjarrfikësve.

Paniku dhe frika kanë bërë që banorët e zonës të kalojnë natën jashtë, në qiell të hapur, ndërkohë që nuk ka patur informacione për dëme në banesa apo njerëz të lënduar.

Por, lëkundjet e tokës janë veçanërisht tronditëse në këtë zonë duke patur parasysh se 10 vite më parë, në L’aquila, një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter, rrafshoi qytetin dhe i mori jetën 309 personave dhe plagosi 1600 të tjerë. /tch/