LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, 31 aktakuza kundër 34 personave

Për 24 orë, 31 aktakuza kundër 34 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 31 aktakuza kundër 34 personave.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre 3 personave të dyshuar.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 7 persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 16 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, në tri raste të ndara, ka ndaluar 3 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 3 aktakuza, kundër 4 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka ngritur një 1 aktakuzë kundër 1 personi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori