Naime Hoxha nga Instituti ‘Atomi’ ka thënë se për rreth 10 vjet sa vepron kjo organizatë ka arritur që të identifikojë rreth 360 fëmijë me inteligjencë të jashtëzakonshme.
Hoxha ka thënë se ‘Atomi’ merret pikërisht me përkrahjen e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente.
“Deri më tash, gjatë punës tonë 10-vjeçare, ne kemi organizuar 5 cikle të identifikimit. Aktualisht jemi në ciklin e 6-të dhe kemi 286 atomistë të identifikuar, të cilët në kohën e identifikimit kanë vijuar klasët 8 deri në 12. Jashtë ciklit të rregullt kemi identifiku prej rreth 200 testimeve, atomistë që ne i quajmë atomistë junior, që janë nxënës të moshës 6 deri në 12-vjeç. Po presim që të shtohen edhe rreth pesëdhjetë e diçka atomistë, që në total për 10 vjet do të bëhen rreth 360 atomistë”, tha Hoxha.
Ajo ka thënë se zakonisht identifikimi i këtyre fëmijëve bëhet përmes ciklit të rregullt, ndërsa ka të tillë që referohen edhe nga prindërit, shkolla apo shoqëria, ndërsa tha se kemi të bëjmë me një grup shumë të rrallë në shoqëri.
“Ne kemi dy procedura të identifikimit. Nëse flasim për ciklin e rregullt, Instituti “Atomi” bën thirrje të përvjetshme, ose një vit po – një vit jo, varësisht prej donacioneve, për të aplikuar nxënënsit në klasën e 10 deri në 12, që mendojnë se kanë inteligjencë të jashtëzakonshme ose janë nominuar nga prindërit, shkolla, mësimdhënësit apo shokët/shoqet e tyre. Grupi që ne po e targetojmë janë bukur i rrallë në popullatën e përgjithshme, po flasim për 0.01% të popullatës”, tha Hoxha.
Në emisionin ‘Kallxo Përnime’ po transmetohet debati për fëmijët intelegjentë në Kosovë.
Pjesë e debatit janë Naime Hoxha, drejtoreshë e ‘Atomit’, Olta Olluni, atomiste, Visar Sadiku, psikolog i fëmijëve, Blerim Saqipi, dekan i Fakultetit të Edukimit në UP dhe Dafina Ukallo, prind i një atomisti./Kallxo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025