Për 10 dhjetë vite me radhë, institucionet e Ministrisë së Kulturës nuk kanë dërguar asnjë projekt për vlerësim në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Kështu deklaruan zyrtarë të këtij këshilli, gjatë prezantimit të raportit për projektet e investuara në trashëgimi kulturore nga MKRS gjatë periudhës 2008-2018.
Udhëheqësi ekzekutiv i këtij Këshilli, Isuf Koci, ka thënë se gjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçare, janë ndarë mbi 20 milionë euro për kategoritë e trashëgimisë kulturore. Por, KKTK-së nuk i ka ardhur asnjë projekt i kësaj kategorie për vlerësim, ani pse është e drejtë ligjore e tyre.
Arsim Havolli, zyrtar i Lartë për Trashëgimi Arkeologjike, tha se për këtë kategori të trashëgimisë kulturore gjatë kësaj periudhe janë ndarë mbi pesë milionë euro.
“Këto kanë shkuar në gërmime arkeologjike. Te gërmimet me karakter shpëtimi nuk janë specifikuar se çka mund të shpenzohet, edhe për këto projekte nuk është ditur se çfarë destinimi kanë apo nga janë bartur. Në kuadër të këtyre projekteve, kemi shumë projekte të cilat janë përsëritur vazhdimisht për vite”, ka thënë Havolli.
Udhëheqësi i Divizionit për Trashëgimi Shpirtërore (jomateriale), Kreshnik Bajraktari, tha se Kosova ka mjaft elemente të Trashëgimisë Shpirtërore, porse nuk është punuar sa duhet për këtë.
“Duhet të marrim eposin e kreshnikëve, si rastin më të fundit që realisht po e vajtojmë të gjithë dhe për të cilin në një farë mënyre të gjitha institucionet kanë përgjegjësi sepse nuk e kanë trajtuar në nivelin meritor. Si element i trashëgimisë kulturore nuk ka ardhur për t’u vlerësuar në Këshill dhe për t’u shpallur në mbrojtje të përhershme”, ka thënë Bajraktari.
Përndryshe, në këtë analizë ndër të tjerash thuhet se pavarësisht rritjes së buxhetit, trendi i shkatërrimit të aseteve të trashëgimisë kulturore po vazhdon, sidomos në zonat urbane. Po ashtu, në gjetjet e raportit thuhet se mungesa e lincencimit të personave juridik që bëjnë gërmime arkeologjike, paraqet shkelje ligjore. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë