LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët kërkojnë qeveri me kuadro të pakompromentuar

Pensionistët kërkojnë qeveri me kuadro të pakompromentuar

Partia e pensionistëve të bashkuar dhe qytetarëve të Maqedonisë (PPBQM) kërkon hapa konkret – e jo vetëm deklarativ – veprues, për të eliminuar të gjitha mundësitë e pengimit të punës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe kontestueshmërinë kushtetuese të saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti mbështet angazhimet e ”Revolucionit Laraman”, ndërkaq akuzon pushtetin për shtyrje të vazhdueshme të reformave të propozuara në raportin e Priebe, me qëllim mbrojtjen e interesave presonale të udhëheqësisë së tyre.


PPBQM-ja kërkon formim sa më të shpejtë të një qeverie, të përbërë nga kuadro të pakompromentuar, që do të ofronin kushte themelore, të pranueshme dhe të barabarta për të gjithë, për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, si një kusht themelor për tejkalimin dhe zgjidhjen e krizës politike në vend./Telegrafi/