LAJMI I FUNDIT:

Pengojeni djersitjen e tepërt

Pengojeni djersitjen e tepërt

Me rastin e djersitjes së tepërt, trupi mund të humbë më shumë litra lëngje gjatë në periudhe të shkurtër kohore, gjë që gjithsesi duhet kompensuar, në mënyrë që të pengohet dehidrimi.

Te shumica e njerëzve ditët e verës dhe situatat stresuese ndikojnë në djersitje intensive, gjë që u shkakton pakënaqësi të shumta. Reagimi i këtillë i trupit është krejtësisht normal, sepse nëpërmjet djersitjes rregullohet temperatura e trupit. Megjithatë, djersitja e tepërt dhe shtimi i funksionit të gjëndrave të djersitjes konsiderohet çrregullim dhe quhet hiperhidrozë.

Djersën e bëjnë uji, kripërat dhe elektrolitet, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e balancës së ujit në organizëm. Aroma e pakëndshme është më e fortë nën sqetulla dhe në gilcat e kofshëve, ku djersitja tajitet nga gjëndrat aromatike. Djersa e cila ndodh për shkak të aktiviteteve fizike nuk ka aromë të pakëndshme, mirëpo nga higjiena e pamjaftueshme, parfumet e papërshtatshme në kontakt me bakteret e lëkurës, shkaktohet aroma e pakëndshme. Arsyeja kryesore për këtë është fakti që djersa është e pasur me albumina, që janë bazë ideale për bakteret, të cilat ne i njohim si aromë e pakëndshme trupore. Djersitja e shkaktuar nga emocionet më së shpeshti manifestohet në fytyrë, nën sqetulla dhe në shputa.