LAJMI I FUNDIT:

Pengojeni ajrin e ftohtë të mos kalojë nën derë: Truk i cili ruan nxehtësinë! (Video)

Pengojeni ajrin e ftohtë të mos kalojë nën derë: Truk i cili ruan nxehtësinë! (Video)

Kjo është zgjidhja e cila do të ruajë nxehtësinë në shtëpinë tuaj dhe do t’ju kursejë mjaft para…

Mund të shpenzoni shumë energji dhe të përpiqeni që të ngrohni shtëpinë, mirëpo paratë dhe mundi juaj do të shkojnë dëm, nëse nëpër hapësirën lirë nën dyert tuaja kalon i ftohti! – transmeton Telegrafi.


Mos dëshpëroni, ne po ju tregojmë zgjidhjen e shkëlqyeshme dhe shumë të lirë e cila do t’ju ndihmojë që në shtëpinë tuaj ngrohtësia të qëndrojë sa më gjatë.

Në vend të leckave të cilat deri tani i keni përdorur, ky njeri nga videoja që do ta shikoni në vijim, do t’ju tregojë një truk krejtësisht të ri – se si gypin e zakonshëm për izolim (nga stiropori) ta shfrytëzoni për të mbyllur hapësirën nën derë.

Ndryshe, ky gyp përdoret për izolimin e gypave të ujësjellësit.

Me gërshërë priteni gypin në gjatësinë e cila u përshtatet dyerve tuaja. Hapeni prerjen dhe futeni nën skajin e poshtëm të derës.

Stiropori elastik do të formësohet sipas dyerve tuaja.

Ajo që është më me rëndësi ky objekt praktik nuk do t’ju pengojë ta mbyllini dhe ta hapin derën.
Shikojeni videon dhe mësoni se si përdoret ky objekt magjik për izolim të derës!

Veç kësaj, mësoni edhe disa truqe praktike, të cilat do t’ju ndihmojnë që të ngroheni në këto ditë të ftohta. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kalo në kategori