Industria gjermane kërkon nga zyrat e të huajve më shumë lehtësime për punësimin e refugjatëve. Pjesërisht zyrat e të huajve e interpretojnë ashpër ligjin, kritikon DIHK.
Refugjatëve duhet t’u lehtësohet futja në tregun gjerman të punës, kërkon Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK) në një pozicionim të saj të fundit. DIHK pret më shumë zemërgjerësi nga zyrat e të huajve, veçanërisht për rastet e kalimit nga kurset për mësimin e zanatit në tregun e punës, raporton gazeta gjermane “Welt am Sonntag”. “Kush i mëson zanatin një refugjati, si rregull do ta marrë atë më pas edhe në punë”, është shprehur zëvendëskryetari i DIHK, Achim Dercks për gazetën gjermane.
Parimisht është e mundur në Gjermani që me rregulloren 3+2, të hapet më shpejt rruga e integrimit. Refugjatët, që janë vetëm me “duldung” (leje qëndrimi e toleruar për shkaqe të caktuara) kanë më shumë siguri, që të përmbyllin shkollimin 3 vjeçar dual profesional pa u dëbuar nga Gjermania. Përveç kësaj, ligjvënësit gjermane kanë mundësuar edhe qëndrimin për shkaqe punësimi edhe për dy vjet në sipërmarrje.
Janë dëbuar personat e gabuar
Por në praktikë ligjet interpretohen në mënyra të ndryshme nga zyrat e të huajve, kritikon DIHK. “Kjo bën që sipërmarrjet gjermane të mos kenë siguri në planifikim, për shkak se autoritetet e të huajve praktikojnë kritere të ndryshme dhe bëjnë interpretime pjesërisht të ashpra”, vëren Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë. Konkretisht fjala është për ato zyra të të huajve, që kërkojnë certifikata të veçanta të gjuhës gjermane edhe për ata refugjatë, të cilët e kanë përmbyllur me sukses shkollimin profesional.
Kritika ka në këtë drejtim edhe Presidenti i Shoqatës Qendrore Gjermane të Zanateve, Hans Peter Wollseifer. “Për fat të keq ka pasur në të shkuarën, të rinj që janë dëbuar drejt e nga shkollimi profesional. Me këmbënguljen tonë u fut rregullorja 3+2 në ligjin e integrimit, sipas së cilës, refugjatët me duldung mundet që pas përfundimit të shkollës profesionale të punojnë dy vjet në firmë. Por rregullorja interpretohet ndryshe në të gjithë Gjermaninë. Pra në këtë rast janë dëbuar të gabuarit, pra ata që integrohen dhe duan të bëjnë diçka me jetën e tyre”, thotë Wollseifer për gazetën gjermane, Express. Megjithatë ai vëren, se ndërkohë ka përmirësime dhe se po aplikohen standartet njësoj në zyrat e të huajve. Ai e shikon mësimin e zanatit si vendimtar për integrimin e të huajve. “Zanati mundet dhe është integrim” thotë Wollseifer.
Gjuha gjermane – pika e dobët e refugjatëve që mësojnë zanatin
Një nga pikat e dobta të integrimit të refugjatëve në jetën e punës mbetet gjuha, faktor vendimtar edhe mësimin e zanatit. Shumë refugjatë që janë në shkollim e sipër të zanatit kanë vështirësi të ndjekin pjesën teorike të mësimit të zanatit në shkollë. Rast i njohur u bënë në mediat gjermane, shkollat profesionale të Shtutgartit, të cilat zbuluan, se 72% e të rinjve refugjatë në shkollim në rajon nuk e ndiqnin dot shkollimin për shkak të mangësvie gjuhësore, pavarësisht motivimit për punën që kishin në firmë. (Sistemi dual arsimor gjerman parashikon krahas mësimit të zanatit në sipërmarrje edhe pjesën teorike në shkolla, shën.red.).
Shkollat profesionale reaguan duke testuar fillimisht njohuritë e gjuhës e duke ofruar mësim shtesë për nxënësit me probleme, shkruan gazeta gjermane Sttugarter Zeitung. Tani edhe Dhoma e Zanateve në Gjermani u rekomandon sipërmarrjeve, që të tregojnë më shumë kujdes për të verifikuar kompetencën gjuhësore të kandidatëve që presin të fillojnë shkollën duale profesionale. Kurse sipërmarrjet gjermane kërkojnë më shumë kurse gjuhe të përshtatshme për kërkesat e tregut të punës për punonjësit e tyre, sipas DIHK.
Vendet bosh për shumë zanate në Gjermani
Sipas të dhënave të DIHK, në Gjermani mungojnë aktualisht 1,6 milionë forca të kualifikuara punëtore. Në vitin 2019 gati në çdo të tretën sipërmarrje kanë mbetur bosh vendet e shkollimit profesional. Aktualisht ekonomia gjermane llogarit me 45.000 refugjatë që ndjekin shkollimin profesional në Gjermani, 25.000 prej tyre në zanate që përfaqësohen nga Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë.
Jo vetëm Gjermania, mungesën e forcave të kualifikuara e ndjen edhe Franca. Me një paketë masash qeveria e kryeministrit francez, Edouard Philippe kërkon të përmirësojë gjendjen në degët e ndërtimtarisë dhe prodhimit të automjeteve, ku vihet re më shumë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Sipas Philippe, parlamenti duhet çdo vit të miratojë me propozimin e qeverisë, kuota vjetore për profesionet me mungesë të fuqisë punëtore. Me rregulloren e re, sipas Ministrisë së Punës në Paris, do të duhej të tërhiqeshin në vend rreth 33.000 forca punëtore. Kjo rregullore do të veprojë nga viti i ardhshëm. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët