Nga: Amado Nervo
Përktheu: Bajram Karabolli
Nëpër shtegun misterioz, stolisur nga të dy anët me bimë plot lule të bukura dhe rrahur butësisht nga vezullimet e mbrëmjes, po shkonte ajo. Me një veshje ngjyrë të gjelbër të zbehtë, një gjelbërim kallami me ca reflekse argjendi, që vinte në dukje bukurinë e saj delikate dhe të habitshme, bukuria e një biondeje të pakrahasueshme. Ktheu sytë, ma nguli vështrimin thellë për çaste të gjata dhe, shkathtësish, më bëri shenjë që ta ndiqja.
Iu vura pas i dëshiruar për të; por midis pemëve të dendura të korijes doli një burrë i ri, me tipare të ashpra, me sy të çeliktë dhe me buzë të shtrënguara.
– Ndal, mos kalo! – më tha prerazi, duke hapur krahët kryq në mes të rrugës.
– Do të kaloj, – iu përgjigja vendosmërisht, duke bërë përpara; por, kur mbërrita tek ai, pashë se qëndronte i patundur e plot zemërim.
– Më hap rrugën! – i bërtita.
Nuk u përgjigj.
Atëherë e humba durimin dhe e shtyva me forcë. Por, nuk e lëviza dot nga vendi.
Duke menduar se ajo po largohej, ula kokën gjithë inat e dëshpërim, mblodha forcat dhe iu hodha sipër atij njeriu; por ai, në mbrojtje të shtegut, nuk u tund nga vendi dhe, me një goditje të fortë, më hodhi nja tri metra tutje.
I bërë si mos më keq, u ngrita dhe iu vërsula me tërbim të madh, duke e sulmuar dy, tri, katër herë; por ai njeri, që nuk kishte pamjen e Herkulit, por që kishte një forcë vërtet brutale, më hodhi përfundimisht përtokë, deri sa unë, i dërrmuar e i shkoqur, nuk u ngrita dot më…
A thua se ajo po më humbiste përgjithmonë!
Vështrimi i saj m’i ringjalli forcat dhe përsëri u hodha në sulm mbi atë njeri me sy të çeliktë, këmbëngulës e të patundur; por ai, kësaj radhe, më pa në atë mënyrë që e ndjeva veten të çarmatosur e tejet të pafuqishëm.
Atëherë, një zë i brendshëm më tha:
– Është e kotë. S’ke për ta mposhtur dot kurrë!
Dhe, atëherë kuptova se e kisha në dorë atë njeri.
______________
Tregime të tjera nga Amado Nervo:
– Gruaja
– Çfarë më tha Engjëlli
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Dukuri dhe karakteristika të epikës historike

IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)

“Gjurmë Shqiptare”: Pikturat parahistorike dhe fortifikimet e lashta në Devoll - tokën ku rrjedhtë Diaboli - Lumi i Djallit (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit