LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski uron besimtarët myslimanë Fitër Bajramin

Pendarovski uron besimtarët myslimanë Fitër Bajramin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski uroi qytetarët myslimanë festën e Fitër Bajramit duke ju uruar fat, shëndet dhe harmoni me më të afërmit.

“Në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas një muaji agjërimi, dëshiroj të gjitha lutjet të pranohen dhe te gjithë myslimanët të mbizotërojë solidariteti, kuptimi dhe ndihma për ata që kanë nevojë. Le të kujtojë kjo festë se vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe respekt të ndërsjellët mund t’i ruajmë vlerat që na bashkojnë dhe na sigurojnë kuptim ndërnerëzor dhe të ardhme të të mirë”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se këtë vit, festa e Fitër Bajramit e festojmë në periudhën kur në vendi ynë dhe e gjithë bota po ballafaqohet me një nga kërcënimet më të rrezikshme për vendin.

“E shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju falënderoj për të gjitha përpjekjet e deritanishme dhe për përkushtimin në zbatimin e masave për mbrojtje nga pandemia. Ju bëj thirrje të mbetemi të kujdesshëm dhe të disiplinuar dhe t’i respektojmë rekomandimet në luftën kundër Covid-19 që t’i japim fund kësaj sfide të gjeneratës dhe të sigurojmë jetë të shëndetshme për të gjithë ne në të ardhmen”, thuhet në urimin e presidentit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori