LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Serbi

Pendarovski sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Serbi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, ku do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pendarovski, sot në Pallatin Serbia në Beograd, siç paralajmërojnë nga kabineti i tij, do të ketë takim tet-a-tet me presidentin Vuçiq, pas çka pason edhe takimi plenar mes delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë.


Gjithashtu është paraparë që presidenti Pendarovski të realizojë takim edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Odës ekonomike të Republikës së Serbisë. Marko Çadezh dhe afaristë serbë.

Të shtunën, Pendarovski në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin Rajonal Rinor dhe do të flasë në panelin presidencial “Fjalimi i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantimi i dialogut politik para mijëvjeçarëve”, së bashku me presidentin serb, Vuçiq dhe presidentin slloven, Borut Pahor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori