LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Nevojitet ndihmë ndërkombëtare për vetingun në gjyqësi

Pendarovski: Nevojitet ndihmë ndërkombëtare për vetingun në gjyqësi

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në emision në Kanal 5 tha se është e nevojshme ndihmë prej ekspertëve ndërkombëtare për zbatimin e vetingut në gjyqësi.

“Të jemi real, Gruevski i pari e dha idenë për prokuror të huaj. Më pas e braktisi këtë ide. Sa i përket vetingut, unë mendoj se një ekspert i huaj duhet të menaxhojë vetingun”, tha Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shtoi se dikush mund të thotë se duam BE por nuk mund të menaxhojmë këtë situatë, “por, unë nuk turpërohem të kërkoj ndihmë kur kam nevojë”.

Ndryshe, sot anëtari i BDI-së dhe zv.ministër i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, sot në konferencë për shtyp tha se BDI-ja fokusin kryesor e ka tek sundimi i ligjit dhe i së drejtës.

Ai tha se BDI-ja do të realizojë veting në sistemin e drejtësisë, që sipas tij është kusht për të ardhur drejtësia në vend.
“Sundimi i ligjit dhe i së drejtës për Bashkimin Demokratik për Integrim, është parakusht absolut për drejtësi joselektive, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për zhvillimin ekonomik. Kemi konstatuar gjendje shqetësuese të pushtetit të tretë, pushtet ky i ndarë nga politika, dhe vlerësojmë se pas realizimit të përcaktimeve tona për liri dhe barazi nga Deklarata Themeluese e BDI-së koha është për të adresuar vetingun për të ardhur deri tek drejtësia joselektive, parashikueshmëria ligjore, sundimi i së drejtës dhe i ligjit në përgjithësi”, tha Nuhiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori