LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski nesër do të vendos nëse do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

Pendarovski nesër do të vendos nëse do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të vendosë nëse do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme pas një mbledhje të Këshillit të Sigurimit, thonë burime afërta nga kabineti i Presidentit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç theksojnë nga atje, vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme do të bazohet në argumente që lidhen me pandeminë e coronavirusit, e jo mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.


Lidhur me pyetjen nëse do të ketë takim të ri të liderëve për të arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve, nga kabineti i Presidentit thonë se, “kjo do të ndodhë vetëm nëse do të ketë përafrim të qëndrimeve”.

Më herët, kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se vendimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme ishte marrë nga kreu i shtetit, por shtoi se qeveria po analizon gjithashtu nëse ka nevojë për ta zgjatur atë.

Ndërkohë, drejtuesit e partive Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nuk janë ende në gjendje të arrijnë një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve, megjithëse, sipas të dyja partive, ekziston një kanal komunikimi. Ndërsa BDI ka propozuar 5 korrikun si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori