LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski nënshkruan ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Pendarovski nënshkruan ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Presidenti Stevo Pendarovski sot nënshkroi dekretin për pakon e ligjeve lidhur me marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Debati publik u keqpërdor në një shkallë të lartë polarizimi dhe e largoi fokusin nga çështjet reale. Në vend që të fokusohet diskutimi në përfitimet dhe rreziqet e mundshme lidhur me projektin, debati publik është kthyer në një debat për aspiratat tona euroatlantike.

Lidhur me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, ju njoftoj se teksti i miratuar nuk përmban dispozitën e kontestuar të Gjykatës Kushtetuese, e cila parashikonte se orari i punës për çdo punonjës mund të jetë mesatarisht 60 orë në javë gjatë vitit. Në këtë drejtim, teksti i ri i ligjit nuk përmban formulimin e një jave pune 60 orëshe. Ditët e fundit kam bërë një sërë konsultimesh për kushtetutshmërinë e ligjit. Pas përmbledhjes së mendimeve të ndryshme, mora vendim që ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e këtij ligji dhe të katër ligjeve të tjera”, tha Pendarovski në një konferencë për media.


Deputetët e Kuvendit me shumicës votash votuan më herët Ligjin për ndërtimin e korridoreve.

Ndërtimi i korridoreve është parashikuar që të ndërtohet për 4 vjet e 7 muaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori