LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Musliu është profesionist, ka vlerësime pozitive nga shërbimet e partnerëve

Pendarovski: Musliu është profesionist, ka vlerësime pozitive nga shërbimet e partnerëve

“Presidenti Stevo Pendarovski e ka sjellur vendimin për emërimin e Erolld Musliut për drejtor në Agjencinë për Zbulim, pasi analizat kanë treguar se ai është profesionist, ndërsa emërimi i tij është vlerësuar pozitivisht edhe nga shërbimet partnere”.

Kështu thonë nga Kabineti i Stevo Pendarovskit, në lidhje me deklaratat e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), se vendimi i presidentit i ka shqetësuar, prej të cilit kërkuan edhe që ta rishikojë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Presidenti Stevo Pendarovski menjëherë pas marrjes së funksionit, ka shqyrtuar disa propozime si zgjidhje të mundshme për pozitën e drejtorit të Agjencisë për Zbulim. Pas analizave nga kapacitetet profesionale, emri i Erolld Musliut u nda si zgjidhje për këtë funksion”.

Erolld Musliu: Jam emëruar nga presidenti i shtetit, që e përkrahu edhe BDI-ja (Video)
Lexo po ashtu Erolld Musliu: Jam emëruar nga presidenti i shtetit, që e përkrahu edhe BDI-ja (Video)

“Bëhet fjalë për profesionist të lartë, i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në vend dhe ka bashkëpunim me shërbimet e gjitha shteteve aleate. Për emërimin e Erolld Musliut në postin e drejtorit të Agjencisë për Zbulim, janë njoftuar shërbimet e partnerëve të vendeve të NATO-s”, thonë nga Kabineti i Pendarovskit.

Ndryshe, zv.kryeministri Bujar Osmani sot deklaroi se BDI kërkon që Pendarovski ta shqyrtojë vendimin e tij.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se përzgjedhja e drejtorit të ri të Agjencisë për Zbulim është nën kompetenca të kryetarit të shtetit./Telegrafi/

Osmani: BDI është e shqetësuar për emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për Zbulim
Lexo po ashtu Osmani: BDI është e shqetësuar për emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për Zbulim

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori