LAJMI I FUNDIT:

Pema e parapëlqyer verore ul shtypjen e lartë të gjakut pas dy orëve, ndërkaq insulinën pas një ore

Pema e parapëlqyer verore ul shtypjen e lartë të gjakut pas dy orëve, ndërkaq insulinën pas një ore

Vishnjat jo vetëm që ulin shtypjen e gjakut, por ulin edhe nivelin e insulinës në gjak, janë rezultate të hulumtimit të ri

Derisa studimet e mëparshme kanë hulumtuar aspektet individuale të sindromës metabolike, siç janë shtypja e gjakut dhe trigliceridet, ky është studimi i parë i cili ka hulumtuar se si ndikojnë vishnjat në rezistencën ndaj insulinës, hipertensionit dhe mbipeshës, transmeton Telegrafi.


– Më se e rëndësishme është që kemi vërejtur ulje të konsiderueshme të shtypjes sistolike të gjakut në orët e para pas konsumimit të vishnjave.

Përbërja unike e vishnjave përfshin antociane, polifenole të tjera dhe fibra, thonë hulumtuesit.

Gjatë studimit gjashtëjavor pjesëmarrësit në eksperiment kanë konsumuar lëng vishnje të përzier me 100 mililitra ujë, pilula me komponentin e vishnjave apo placebo.

Hulumtuesit kanë zbuluar që ata të cilët kanë pirë lëng kanë pasur zvogëlim të konsiderueshëm të shtypjes sistolike të gjakut dy orë pas konsumimit, në krahasim me pijen placebo ndërsa pilulat kanë ulur dukshëm nivelin e insulinës në afat prej një ore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori