Vincent Kompany u emërua trajner i Bayern Munich në fillim të sezonit, ndërsa për të dhe konkurrencën në skuadrën bavareze ka folur ylli i ekipit Serge Gnabry.

Sulmuesi anësor, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës e vlerëson shumë ish-kapitenin e Belgjikës dhe Manchester Cityt.


“Kam zhvilluar që në fillim një bisedë të këndshme dhe relaksuese me trajnerin. Folëm lirshëm me njëri-tjetrin. Më pëlqen shumë. Më pëlqejnë diskutimet që zhvillon me skuadrën, gjithashtu edhe seancat stërvitore janë argëtuese", deklaroi Gnabry.

Screenshot 2024 07 27 152431

Gjermani kishte edhe një koment për francezin Michael Olise, për shërbimet e të cilit drejtuesit e Bayern Munich paguan rreth 60 milionë euro te Crystal Palace.

“Konkurrenca sjell vetëm të mira. Luaj futboll profesionist prej 10 vitesh, e di mirë se çfarë më pret. Çdo vit vijnë lojtarë të rinj, çdo vit skuadra përforcohet, kështu që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar".

Screenshot 2024 07 27 152354

"Të gjithë në e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Le të përqendrohemi të vetja dhe të përgatitemi sa më mirë për sezonin e ri", ka thënë Gnabry. /Telegrafi/

telegrafi sport app