Trajneri aktual i Manchester Cityt, Manuele Pellegrini pritet të largohet nga skuadra angleze në fund të stinorit.
Kiliani do ta përfundojë kontratën e tij me ‘Citizens’, dhe do të mbetet trajner i lirë deri në gjetjen e një skuadre tjetër.

Por në Itali po qarkullojnë fjalë se Milani është duke shyqrtuar seriozisht mundësinë që ta angazhoi Pellegrinin.


E përditshmja italiane ‘Corriere Dello Sport’, ka shkruar se Silvio Berlusconi e dëshiron Pellegrinin si zëvendësim për Brochin.

Gjithsesi palët pritet të futen në bisedime pas përfundimit të kampionatit, ndërsa për Pellegrinin interesim ka shprehur edhe Valencia. /Telegrafi/

telegrafi sport app