Roma ka arritur të fitoj derbin e parë lokal të sezonit Lazios, teksa ka triumfuar me rezultat minimal 0-1.

Ndeshja ka nisur shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa për të parë golin e parë dhe të vetëm u desh të pritej minuta e 38-të.


Matias Soule asistoi te Lorenzo Pellegrini i cili me një goditje të bukur realizoi për 0-1.

Me epërsinë minimale të Romës 0-1 u mbyllen 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë lufta vazhdoi në fushë me futbollistët e dy skuadrave që kërkonin më të mirën.

Lazio në minutën e 86-të mbeti me 10 futbollistë, pasi Belahyane u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrje të ashpër në Manu Konen.

Lazio ka mundur të barazoj rezultatin krejt në fund, me Cataldin që goditi shtyllën. Gjithsesi gola më nuk pati dhe Roma fitoi derbin lokal me rezultat 0-1.

Me këtë fitore Roma ngritet në pozitën e katërt në tabelë me nëntë pikë, derisa Lazio mbetet e 14-ta me vetëm tre pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app