Roma do ta luaj finalen e parë evropiane pas 30 viteve pritje.

Giallorosët do të përballen me Feyenoordin në finalen e Konferencës të mërkurën e 25 majit në Air Albania në Tiranë.


Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini synon që ta bëhet i pari nga Giallorosët që do të ngritë lart një trofe evropian, pasi Roma më parë kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë.

lorenzo pellegrini roma image min

Numri shtatë i kryeqytetasve italian ka deklaruar se dëshiron që ta sjell trofeun e Ligës së Konferencës në Romë.

“Kemi mundësinë që të fitojmë këtë trofe, kemi shansin tu dhurojmë këtë kupë tifozëve dhe qytetit tonë: kjo është një ëndërr".

abraham pellegrini roma leicester 2

"Duhet ta jetojmë plotësisht dhe të kërkojmë fitoren me çdo kusht. Duam që të sjellim trofeun në Romë dhe ky është objektivi ynë në 25 maj”, ka deklaruar kapiteni i Romës.

25-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Romën, ku në 40 ndeshje ka shënuar 14 gola e ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app