Nga: Orsela Shkreli

Asokohe peliçet përdoreshin jo vetëm për të ndjerë ngrohtësinë gjatë dimrit, por edhe për ngritje niveli duke zgjedhur më të kushtueshmet.


10720971 738792599535404 2042849040 n

Shumica e zgjedhjeve binte në ato ngjyrë mjalti, kafe e errët apo gri duke qenë se ishin edhe më të kombinueshme në ditët e përditshme apo takimet në sallonet e çajit midis zonjave të aristokracisë së atyre viteve. Në kohët e sotme stilistët e sjellin peliçen edhe në këpucë apo çizme me takë por dhe të sheshta qofshin ato.

10721273 738792602868737 1783093511 n

Doreza lëkure veshur me peliçe vetëm në brendësi apo dhe të tëra në larmi ngjyrash. Kohët e fundit luksi i shfrenuar ka sjellë dhe çanta, mbrojtëse celulari, varëse e vathë, rripa por gjithashtu veshje krijuar me dorë nga ata që janë “zanatlinjtë” e punimeve me dorë. Vera Wang nuk lejon të mungojë ky detaj në krijimet e vjeshtë-dimër të të gjithë viteve të fundit.

10721400 738792612868736 2120594543 n

Një patriot tjetër i peliçeve është dhe Mario Cerutti, Daniele Michetti, Bruno Magli, Ottavia Failla, Jimmy Choo, të cilët sjellin me lëkurat e kafshëve të rralla, krijime luksi dhe me kosto marramendëse për femrat e shekullit të 21 që nuk mund të mos kenë në gardërobën e tyre punime të tilla për stinët e ftohta që po afrojnë.

10717708 738792606202070 2036591171 n

Kemi parë edhe në tapetet e kuq plot personazhe që janë prezantuar përpara bliceve të qindra fotografëve, me fustane të krijuar posaçërisht për to nga stilistët më lart përmendur, me lëkura të veçanta dhe punime dore të cilat kanë bërë të pozicionohen në vendet e para të klasifikimeve “best dresses”.

29 epic furs

p01fq559503w

C7993429 2F2E 4413 BED5 35B61458CB63 1

2018 Teddy Coat Winter Warm Fur Coat jacket Women faux fur coat Medium Long Ladies Wool

IMG 1983  1

BC6 8584 90132

fur coats trend 2018 streetstyle 15

fur coats trend 2018 streetstyle 5

fur coats trend 2018 streetstyle 6

fur coats trend 2018 streetstyle 17

/Telegrafi/