LAJMI I FUNDIT:

Peleshi pret Maqedoncin në Tiranë: Shqipëria do të vijojë mbështetjen ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare

Peleshi pret Maqedoncin në Tiranë: Shqipëria do të vijojë mbështetjen ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti sot ministrin e ri të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci si dhe delegacionin që e shoqëronte.

Ministri Peleshi vlerësoi faktin që vizitën e parë zyrtare si ministër i Mbrojtjes, Maqedonci e zhvilloi në Tiranë, duke demonstruar dhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve, miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy shteteve tona.


“Shqipëria do të vijojë pa u ndalur mbështetjen ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare, në të gjitha nismat rajonale dhe rrugën e integrimit në strukturat euroatlantike”, tha Peleshi.

Peleshi i shprehu Maqedoncit urimet më të mira për emërimin në këtë detyrë.

Diskutimet mes dy ministrave u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe vlerësimin e mundësive mbi intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Gjithashtu dy ministrat biseduan për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rajonal si dhe sfidat, me të cilat rajoni po përballet.

Ministri Peleshi siguroi ministrin Maqedonci, se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë do të vijojë kontributin e saj në promovimin e “Politikës së Dyerve të Hapura” në të gjitha iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare, duke ndihmuar kështu anëtarësimin e Kosovës në veçanti, por dhe çdo vendi tjetër në Ballkanin Perëndimor që aspiron integrimin në strukturat euroatlantike.

Nga ana e tij, ministri Maqedonci shprehu falënderimet mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa u ra dakord për identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit për të intensifikuar më tej raportet mes Kosovës e Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori