LAJMI I FUNDIT:

Pele e pranon se Ronaldo ia ka thyer rekordin: Pendimi im i vetëm është që nuk munda të të përqafoj sot

Pele e pranon se Ronaldo ia ka thyer rekordin: Pendimi im i vetëm është që nuk munda të të përqafoj sot
(Foto: Twitter/SquawkaNews)

Pele duket se e ka pranuar faktin që Cristiano Ronaldo e ka thyer rekordin e tij dhe e ka uruar superyllin e Juventusit. Ka qenë një debat i gjerë lidhur me numrin e saktë të golave të shënuar në gara zyrtare.

Derisa legjenda braziliani ka thënë se e mban rekordin me më shumë se 1.000 gola, ka pasur të tillë që kanë thënë se Josef Bican ka realizuar 805 sosh, edhe pse numri zyrtar i golave të regjistruar nga ai është 759.

Porse pas het-trikut ndaj Cagliarit, Pele më në fund e ka pranuar rekordin e jashtëzakonshëm të CR7.


View this post on Instagram

A post shared by Pelé (@pele)

“Cristiano, jeta është një rrugëtim i vetëm. Secili e bën rrugëtimin e vet. Dhe çfarë rrugëtimi të bukur je duke bërë! Të admiroj shumë, më pëlqen të të shoh duke luajtur dhe kjo nuk është fshehtësi për askënd”.

U konsiderua si golashënuesi më i mirë në histori të futbollit – Ronaldo e pranon hapur se ka lënë mbrapa Pelen
Lexo po ashtu U konsiderua si golashënuesi më i mirë në histori të futbollit – Ronaldo e pranon hapur se ka lënë mbrapa Pelen

“Urime për thyerjen e rekordit tim të golave në ndeshjet zyrtare. Pendimi im i vetëm është që nuk kam mundur të të përqafoj sot”.

“Mirëpo, po e lë këtë fotografi për nder tëndin, me shumë dashur, si simbol i një miqësie që ka ekzistuar ndër vite”, ka shkruar Pele në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Serie A
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori