LAJMI I FUNDIT:

PEK hap fushatën, Milaim Zeka me kritika të shumta për klasën aktuale politike

PEK hap fushatën, Milaim Zeka me kritika të shumta për klasën aktuale politike

Partia Euroatlantike e Kosovës ka hapur sot në Prishtinë zyrtarisht fushatën zgjedhore, me ç’rast është thënë se të gjitha premtimet e bëra nga kjo parti do të realizohen.

Reklama

Kryetari i Partisë Euroatlantike Milaim Zeka ka kritikuar ashpër klasën aktuale politike, duke thënë se tash e dy dekada e ka vjedhur popullin e Kosovës, duke e sjellë në gjendje të rëndë sociale.

“Që 20 vjet se sa herë hyni në banjë e lutni Zotin që të mos ndalet uji, kur e shtroni darkën i luteni Zotit të mos ndalen dritat. Që 20 vjet kjo klasë politike e shiti tërë pasurinë e këtij vendi. Kjo klasë politike e ka sjellë qytetarin e Kosovës përpara dilemës a ta vrasë vetën apo të iki nga Kosova, kjo klasë ka bërë që një numër i ushtarëve të UÇK-së të vrasin veten pas luftës. Kjo klasë e ka poshtëruar Adem Demaçin, e shumë njerëz të tjerë duke sjellë ministra e zëvendës ministra, njerëz që kanë qenë pjesë e shërbimit sekret. Këta njerëz të tipit të Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Fatmir Limajt, Jakup Krasniqit e Ramush Haradinajt që e dinë me emër e më mbiemër se kush e ka spiunuar Kosovën edhe para luftës, janë bërë bashkë me këtë kor të fëlliqur për ta fëlliqur Kosovën. Këta nuk kanë turp, këtyre nuk iu vjen marre. Janë këta politikanë që për një vit kanë shpenzuar 12 milionë euro dreka darka, udhëtime zyrtare dhe prostituta, sepse këta e kanë kthyer Kosovën në vend të prostitucionit”, tha Zeka.

Sipas tij, me klasën aktuale politike në vend nuk do të bëhet ‘liberalizimi i vizave as deri në ‘Komoran’.

Kryetari i Partisë Republikane të Kosovës dhe kandidat për deputet Faton Kurti tha se ideja e koalicionit PEK-REK është bërë për të fituar në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Koalicioni dhe ideja që të garojnë në një listë të përbashkët lindi me nevojën që Kosovës i duhet një politikë e re. Në thelb të programit tonë është luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik, forcimi i ushtrisë. Ne nuk bëjmë premtime, por ofrojmë koncepte si Kosova mund të marrë kthesën në autostradën drejt zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Ai ka treguar disa nga pikat programore që i kanë, si reformimi dhe ridemensionimi i sektorit të drejtësisë, prokurorisë, gjyqësisë, dekriminalizimi i politikës, konfiskimi i pasurisë, heqja e imunitetit të deputetëve në rast të përndjekjes penale, zvogëlimi i qeverisë në vetëm 11 ministri, integrimi i intelektualëve nga diaspora, ribashkimi me trojet shqiptare, heqja e vendeve të rezervuara për pakicat në Kosovë dhe që të jenë 6 vende të rezervuara në Kuvend për diasporën./kp/telegrafi/

Në trend

Më shumë
Granit Xhaka u jep lamtumirën tifozëve të Arsenalit

Granit Xhaka u jep lamtumirën tifozëve të Arsenalit

Premier League
Von Cramon e vrazhdë me policët në veri: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi

Von Cramon e vrazhdë me policët në veri: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi

Lajme
'Bye, bye, bye, Kemal' - Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi

'Bye, bye, bye, Kemal' - Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Turqia
Veriu i Kosovës përplasë kongresistin Nunn me Grenellin: Mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh

Veriu i Kosovës përplasë kongresistin Nunn me Grenellin: Mobilizimi ushtarak i Serbisë përbën rrezikun më të madh

Politikë
Rreth 99 për qind të votave të numëruara – këto janë rezultatet dhe të rejat e fundit nga balotazhi për president të Turqisë

Rreth 99 për qind të votave të numëruara – këto janë rezultatet dhe të rejat e fundit nga balotazhi për president të Turqisë

Turqia
Von Cramon në veri: Shumë gjëra mund të shkojnë keq në Kosovë nëse ky është realiteti - duhet të shohim opsione të tjera

Von Cramon në veri: Shumë gjëra mund të shkojnë keq në Kosovë nëse ky është realiteti - duhet të shohim opsione të tjera

Politikë
Kalo në kategori