LAJMI I FUNDIT:

Pejë, asgjësohet mbi 1 mijë kilogram mish në një mishtore, arrestohen dy persona

Pejë, asgjësohet mbi 1 mijë kilogram mish në një mishtore, arrestohen dy persona

Të premten njësiti i hetimeve ka bërë ekzekutimin e një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë për kontrollin e një mishtoreje me lokalet përcjellëse.

Kështu thuhet në raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.


“Gjatë kontrollit kanë hasur në një sasi të mishit rreth 1178 kg, mish i cili nuk kishte vula të AUV-së as dokumentacion që dëshmon prejardhjen e mishit. Inspektorët e AUV-së kanë marrë vendim që e gjithë sasia e mishit prej 1178 kg të asgjësohet. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona: pronari dhe bashkëpronari i tij, meshkuj  kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit- pronarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/