LAJMI I FUNDIT:

Peja pret në Karagaçi skuadrën gjermane që ia shkaktoi humbjen e vetme, mobilizim i madh për fitore

Peja pret në Karagaçi skuadrën gjermane që ia shkaktoi humbjen e vetme, mobilizim i madh për fitore

Peja në top formë në garat vendore dhe ndërkombëtare. Skuadra verdhezi ka shtatë fitore në shtatë ndeshje në Prince Caffe Superligë, kurse në FIBA Europe Cup ka dy fitore radhazi.

Humbjen e vetme e ka nga NINERS Chemnitz dhe pikërisht ndaj skuadrës gjermane do të luajnë sot në Karagaçi nga ora 19:00.

Takimin e parë e kishin fituar gjermanët 98:72, ndërsa më pas pejanët fituan kundër Heroes Den Bosch me rezultat 99:84 dhe në udhëtim ndaj PGE Spojnia Stargard 79:83.


NINERS Chemnitz është lider me tri fitore, Peja ka dy fitore e një humbje, PGE Spojnia Stargard një fitore e dy humbje, ndërsa Heroes Den Bosch e fundit me tri humbje.

Peja ka kërkuar mbështetjen nga publiku për atmosferë të jashtëzakonshme dhe për t’i dhënë kurajo basketbollistëve në këtë përballje shumë të rëndësishme.

Këtë mesjavë është dashur të luajë edhe Trepça në grupet e FIBA Europe Cup, por takimi ndaj Hapoel Galil Elion nuk do të zhvillohet, pasi skuadra izraelite nuk ka zhvilluar asnjë sfidë deri më tani për shkak të situatës në Izrael dhe të gjitha sfidat e skuadrës izraelite janë pezulluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

La Liga
Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

La Liga

"Mund ta mbështesim financiarisht ekipin për 2000 vjet" - aksionari i ri i Juventusi tregon arsyen pse u fut në botën e futbollit nga kriptomonedhat

Serie A
Për Pochettinon ai është më i mirë se Messi dhe Mbappe, por ku është zhdukur Verratti

Për Pochettinon ai është më i mirë se Messi dhe Mbappe, por ku është zhdukur Verratti

Ndërkombëtare
Vinicius blen një klub ambicioz evropian - dëshiron ta fus në elitë me klubet e mëdha

Vinicius blen një klub ambicioz evropian - dëshiron ta fus në elitë me klubet e mëdha

Ligat tjera
“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” - Tomori zbulon liderin e ri te Milani

“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” - Tomori zbulon liderin e ri te Milani

Serie A
Kalo në kategori