LAJMI I FUNDIT:

Pehçeva do të bëhet me infoqendër turistike

Pehçeva do të bëhet me infoqendër turistike

Komuna e Pehçevës do të ndërtojë një Infoqendër për logjistikë turistike në kuadër të projektit ”Platforma për turizëm festivalesh”, që financohet përmes IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Palë bashkëpunuese është komuna e Breznicës në Bullgari. Në periudhën në vijim do të fillojnë punët për zbatimin e projektit në pajtim me kuadrin kohor të aktiviteteve.


Tenderi do të shpallet javën e kaluar, kurse Infoqendra do të jetë prej 76 metër katrorë, i ndërtuar prej druri dhe i pavarur në aspekt energjetik. Në kuadër të këtij projekti, Pehçeva do të ndërtojë skenë verore për nevojat e manfifestimeve kulturore. Shuma e projektit është rreth 450 mijë euro./Telegrafi/