Lëkurë e re për kohë të ndryshueshme
Përgatiti: Valbona Duga
Çdo tri deri në katër javë qelizat e lëkurës do të duhej të zhdukeshin dhe do të duhej të “ekspozoheshin” të rejat, të cilat janë krijuar nën to. Mirëpo, ndonjëherë nuk ndodh edhe mu ashtu thjesht. Kur qelizat nuk bien si duhet, ato mund të shkaktojnë puçrra apo ngjyrë të përhimët dhe lëkurë jo të shëndoshë. Atëherë i vie radha peelingut – preparat në formë kokrrash, i cili mund të përmbajë përbërës të ndryshëm, që nxisin qarkullimin e gjakut në lëkurë.
Lëkura posaçërisht është trashur në qoftë se me kohë, gjatë verës, nuk jeni përgatitur për t’u rrezitur dhe në qoftë se gjatë rrezitjes për çdo ditë nuk e keni kuruar me kujdes. Mirëpo, mos harroni, trashja e lëkurës, e cila është rezultat i rrezitjes pikërisht është edhe mbrojtje e mirë e saj. Mirëpo, lëkura e trashë, pos që nuk është e bukur, ajo paraqet edhe pengesë për procesin natyror të ripërtëritjes së qelizave. Prandaj, qërosja e shtresave të epërme të lëkurës pas rrezitjes është e domosdoshme, në mënyrë që të bëhet i mundshëm procesi i ripërtëritjes së qelizave dhe që lëkurës t’i kthehet elasticiteti.
Cikli jetësor i lëkurës
Për t’u ripërtëritur qelizat, lëkurës i nevojiten 20 deri në 25 ditë. Mirëpo, qelizat që përfundojnë ciklin e vet jetësor, në vend që të bien nga lëkura, jo rrallë mbeten në të. Ato qeliza të vdekura në lëkurë formojnë shtresa të cilat pengojnë qelizat e reja që të dalin në sipërfaqe, andaj lëkura e humb shkëlqimin dhe elasticitetin.
Të qëruarit kimik apo mekanik?
Ekzistojnë preparate të shumta për eksfolacion, mirëpo ato kryesisht mund t’i ndajmë në tri lloje: ato me me thartina alfahidrokside apo me thartina perimesh, ato të cilat veprojnë me ndihmën e enzimeve apo me ndihmën e albumineve të posaçme, të cilat i zbusin dhe i shkrijnë qelizat nga sipërfaqja e lëkurës me anë të fërkimit.
Këto të fundit janë më të thjeshtat për përdorim. Ato janë në formë gelësh apo kremrash në të cilat gjenden grimca të imta abrazive, e që fërkohen në lëkurë të njomë para se të bëni dush.
Janë shumë të njohura eksfoliantët. Ato thartina me prejardhje organike në kontakt me lëkurën kapën për qelizat e vjetra duke ndërprerë reaksionin kimik, i cili akoma i mban në lëkurë.
Hap pas hapi deri te lëkura e butë Para se të përdorni mjetet për peeling, tërë lëkurën duhet pastruar. Pa qeliza yndyrore dhe grimca të ndryshme papastërtie, peelingu do të veprojë më shpejt drejtpërdrejt në qelizat e vdekura, të cilat janë shtresuar në lëkurë.
Në qoftë eksofilacionin e bëni me prodhimet me AHA apo me enzime, atëherë ato duhet lënë që të veprojnë aq gjatë sa është e përshkruar në udhëzimin e prodhimit (preparatit), ndërkaq kremrat me mikrogranule (për peeling mekanik) qiten me lëvizje rrethore por pa fërkime të tepruara.
Pas qërimit – njomja!
Lëkurën pas qërimit duhet qetësuar. Në qoftë se shfrytëzoni prodhime për peeling kimik, është i nevojshëm një ndërhyrje e rëndomtë e neutralizimit. Me fjalë të tjera, materiet të cilat i përmban eksfolianti është thartina dhe duhet zëvendësuar me komponente të thartinës së përshtatshme në mënyrë që të bëhet i mundshëm kthimi i balancimit të thartësisë në lëkurë. Tretjet alkale me pH 8-9 (p.sh. uji dhe soda bikarbone) do t’ia kthejnë lëkurës balancimin pH. Ne qoftë se megjithatë keni shfrytëzuar peling mekanik, mjafton vetëm ta lani lëkurën.
Pasaçërimit, tretmanin duhet përfunduar me qitjen e kremit hidrant.
Tri funksione të qëruarjes
Nxit përtëritjen e lëkurës. Lëkurës së trashur duhet ndihmuar që të lirohet nga shtresa e hollë e qelizave të keratinizuara. Shtresa e lëkurës është e përbërë nga disa shtresa, të cilët pengojnë depërtimin e qelizave të reja në sipërfaqe. Është konstatuar se eksfoliacioni shpejtëson përtëritjen e qelizave për 20-25 për qind.
I zbut rrudhat. Eksfoliacioni i ndihmon lëkurës që të përtërihet, duke i zbutur ato. Me anë të qërimit zvogëlohet edhe trashësia e lëkurës. Pos që zvogëlon rrudhat, qërimi i lëkurës është i rëndësishëm edhe për preventimin e saj: gjatë viteve qelizat shumëzohen më ngadalë, ndërkaq me peeling nxisim përtëritjen e tyre.
Përgatitja e lëkurës për tretman. Lëkura e trashë krijon një farë pengese për depërtimin e përbërësve aktivë nga prodhimet hidrante dhe ushqimore, të cilat i qesim në lëkurë. Duke u zvogëluar trashësia e saj, peelingu mdihmon thithjen e lehtë të materieve aktive nga mjetet për kurim të lëkurës. Andaj, duhet shfrytëzuar momentin drejtpërdrejt pas peelingut dhe menjëherë të përdoren kremrat hidrante dhe të ushqyeshme, sipas kërkesave specifike të lëkurës.
Pas qërimit lëkurën duhet lyer mjaft me kremra të njomura
Mbështetja themelore e shëndetit dhe e bukurisë së lëkurës janë vitaminat, funksione natyrore biologjike, të cilat ndihmojnë procesin e përtëritjes në organizëm, pra edhe në lëkurë. Andaj, gjatë të ushqyerit nuk bën të mungojnë vitaminat.
Më të rëndësishmet janë vitamina A (nxit ndarjen e qelizave, vitamina C (ndihmon krijimin e kolagjeneve), vitamina E (kundër radikaleve të lira) dhe vitamina H (nxit prodhimin e keratinës, materie nga e cila përbëhet lëkura).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Dashuri apo obsesion?
Gratë humbasin ndjenjat e dashurisë në martesë shumë më shpejt se burrat, tregon një studim i ri
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Kush do ta kishte menduar: Ja sa kohë u duhet femrave që të mërziten nga seksi me të njëjtin mashkull
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje