Pedro qetëson tifozët, thotë së është në gjendje të mirë pas goditjes që pësoi nga Ospina (Foto/Video)

Arsenali humbi në miqësoren ndaj Chelseat me rezultat 0-3.
Por, Blutë rrezikuan të humbasin Pedron për disa javë.
E gjitha kjo pasi spanjolli rrezikoi të pësojë një lëndim të tmerrshëm kur u godit nga portieri i Topcinjëve, David Ospina.
Gjithsesi fatmirësisht çdo gjë përfundoi mirë dhe anësori i Chelseat nuk pësoi ndonjë lëndim të rëndë.
“Çfarë goditje! Fatmirësisht gjithçka është në rregull. Faleminderit për mesazhet”, ka shkruar Pedro në Twitter. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































