LAJMI I FUNDIT:

Pediatrja Selimaj flet për sëmundjen e rrallë të fëmijëve “Kawasaki”

Pediatrja Selimaj flet për sëmundjen e rrallë të fëmijëve “Kawasaki”

Pediatrja Valbona Selimaj, e cila jeton dhe vepron në Belgjikë ka folur për sëmundjen e fëmijëve Kawasaki, duke thënë se nëse prindërit vërejnë ndonjë simptomë t’i dërgojnë menjëherë tek mjeku.

Ajo inkurajoi prindërit, duke thënë se nëse sëmundja kapet në fillimet e saj atëherë shërimi nga kjo sëmundje është më i lehtë.


Selimaj tregoi se kanë pasur disa raste fëmijëve të infektuar me këtë sëmundje.

“Në lidhje me sindromin e Kawasakit është e qartë që kemi pasur një rritje simptomash. Kemi pasur disa raste me sëmundjen e Kawasakit. Prindërit nuk duhen të jenë të alarmuar për fëmijët e tyre, pasi po u kap në kohë shërohet. Kemi shumë pak sëmundje malinje. Njerëzit tani kanë frikë të vijnë në spital dhe të pyesin mjekun. Ndërsa frika jonë është që njerëzit mund të vijnë më vonë për një patologji dhe të jetë vonë për ta”, u shpreh ajo.

Çfarë është sëmundja ‘Kawasaki’ dhe si lidhet me COVID-19?
Lexo po ashtu Çfarë është sëmundja ‘Kawasaki’ dhe si lidhet me COVID-19?

Ndërsa sa i përket hapjes së çerdheve, ajo tha së ne vendin ku jeton dhe vepron çerdhet asnjëherë nuk janë mbyllur.

“Këtu në Belgjikë çerdhet kanë qenë gjithmonë të hapura. Këtu shoqëria punon pak më ndryshe…Tek fëmijët e vegjël edhe rastet që kemi parë kanë qenë të vogla, me një temperaturë e cila ka kaluar shumë shpejt. Kemi parë që fëmijët e vegjël preken shumë më pak, edhe nëse preken transmetojnë shumë pak tek të rriturit”.

Ndërkaq, ajo gjithashtu foli edhe për shtetin e Belgjikës ku tha se është njëri ndër vendet më të prekura me COVID-19, pasi masat janë ndërmarrë shumë vonë.

Numri i të infektuarve në këtë shtet është rreth 58.000.

“Numrat dhe statistikat janë shumë më të vështira për t’i kuptuar sidomos kur i mendojmë me vendet që kanë më pak mundësi. Masat u morën pak me vonesë, vendi u mbyll pak më vonë… Piku ishte rreth datës 12 prill, ku kishim 300 të vdekur në një ditë. Tash kemi një fazë më inkurajuese, ku disa sektorë po hapen…”, tha ndër të tjera pediatrja Valbona Selimaj.

Ndryshe, sëmundja Kawasaki, e njohur edhe si sindroma Kawasaki, është një sëmundje e rrallë në fëmijëri, e cila bën që muret e enëve të gjakut në trup të acarohen.

Simptomat përfshijnë një temperaturë të lartë që zgjat pesë ditë ose më gjatë, së bashku me një skuqje në qafë, buzë të thata e të plasaritura, gishtërinj dhe sy të kuq. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori