Shërbimet profesionale të shollave, pedagogët dhe psikologët prej vitesh nuk janë më në gjendje të kryejnë si duhet funksionet për të cilat janë të thirrur profesionalisht.
Për shkak të shumë risive që janë provuar të aplikohen në sistemin arsimor, janë shtuar aq shumë kërkesat për punë administrative nëpër shkolla sa pedagogë dhe psikologë nuk mund të “ngrenë krye” nga grumbujt e dokumenteve që u qëndrojnë mbi tavolinën e punës, shkruan gazeta KOHA.
Sikurse, pranojnë edhe vetë pedagogët, tani e shumë vite nuk u del koha të merren me çështjet e përmirësimit të cilësisë, të gjetjes së formave të reja pedagogjike apo bashkëpunimit më intensiv me nxënësit dhe prindërit.
“Më tepër se 90 për qind të kohës e harxhojnë duke mbajtur shënime, duke pritur e përcjellë inspektorët e ndryshëm. Shkurt, neve psikologët dhe pedagogët e shkollave jemi kthyer në administratorë”, pohon për KOHA, Laura Isaku, pedagoge në shkollën fillore “Jashar bej Shkupi”.
Me çështje profesionale merremi jashtë zakonit pak, sepse nuk na lenë radhë punët administrative që shkolla duhet ti kryejë vazhdimisht, plotëson më tej ajo. Për të njëjtin shqetësim flasin dhe pedagogë dhe psikologë të shkollave tjera.
Sipas tyre, ndryshimet e shpeshta që kanë ndodhur në sistemin arsimor, në vend që ta reformojnë e kanë rënduar më keq atë. Shkolla si institucion, thonë se qëndron çdo herë e më larg qëllimit të saj, i cili është edukimit dhe arsimimi i nxënësve.
Tregues për këtë, është rënia e cilësisë dhe rezultate jashtëzakonisht të dobëta të nxënësve tanë, edhe atë në mënyrë të përsëritur gjatë testimeve ndërkombëtare. Edukata, ndërkaq është bërë çështje aq relevante në shoqëri sa edukimi është kthyer prej kohësh në një barrë të papërballueshme për shkollën.
Sjelljet e pahijshme të nxënësve, nuk i gjen vetëm nëpër rrugë, autobusë urban dhe në hapësira publike, por brenda në shkollë, gjatë orës së mësimit dhe gjatë kohës së pushimit. Ky problem, sipas psikologëve dhe pedagogëve, duhet të shqetësojë më së shumti familjen dhe duhet të jenë prindërit ata që më së shumti do të kujdesen për edukimin e fëmijëve të tyre.
“Nëse nuk mund t’i edukojë shtëpia, si do ta bëjë këtë shkolla”, thonë psikologët.
Përmbysja e sistemit të vlerave në shoqëri, reflektohet drejtpërdrejtë edhe në shkollë. Këta të fundit ballafaqohen me nxënës dhe profesorë, që dallojnë shumë me gjeneratat e përparshme për nga niveli i përgatitjeve dhe sjelljet në kolektivet e shkollave.
Nxënësit nuk e konsiderojnë si sukses marrjen e notave të mira në mësim, apo pjesëmarrjen në gara, por si të arrijnë në numrat e fundit të telefonave celular dhe si të vishen “trendy”.
Pak kush synon të bëhet inxhinierë, doktor apo matematikan. Profesionet e preferuara të nxënësve, ato të politikanit dhe tregtarit, pasi që këto të fundit janë momentalisht modeli i suksesit, gjykuar në standardin e jetesës. Distancimi i shkollës nga dimensioni edukativ dhe në masë të konsiderueshme edhe nga dimensioni arsimor, është padyshim faktor që i ka kontribuar rinimit të sistemit të vlerave në shoqëri. Pedagogët, psikologët, mësimdhënësit dhe shkolla në përgjithësi kanë padyshim një pjesën e tyre të fajit.
Përgjegjësia për këtë është morale, pasi përgjegjësia juridike është diku tjetër. Sipas Ligji për arsim fillor dhe Ligjit për arsim të mesëm janë bërë të detyrueshme kontrollet e jashtme dhe të brendshme të shkollave, të cilat vijnë në radhë njëjar pas tjetrës, ndonjëherë edhe në të njëjtën kohë.
Barra më e madhe e administrimit të këtyre proceseve u bie pedagogëve dhe psikologëve, të cilët në vend që të merren me mësimdhënësit dhe nxënësit për ta përmirësuar cilësinë e arsimit, e humbin veten mes qindra shkresave dhe dokumenteve që duhet t’i plotësojnë, qoftë edhe formalisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert