LAJMI I FUNDIT:

Peci: Nuk kemi konfirmim të saktë për largimin e Doarsa Kica-Xhelilit në LDK

Peci: Nuk kemi konfirmim të saktë për largimin e Doarsa Kica-Xhelilit në LDK

Ministri i Bujqësisë Faton Peci nuk ka mund të pohojë e as mohojë largimin e Doarsa Kica- Xhelili nga partia Guxo, duke thënë se një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga vetë deputetja.

Gjatë Kuvendit Zgjedhor të Guxo, ai deklaroi se kanë koordinim të plotë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla. Ai tha se kryetari i ri i partisë do të zgjidhet me votën e fshehtë të delegatëve.

“Ne ende nuk kemi një konfirmim të saktë, ka përfolje në nivel të mediave. Sido që të jetë do të kemi reagimin tonë, në momentin kur deputetja në fjalë e bën përfundimisht të qartë qëndrimin e saj. Nuk mund të them unë që është larguar, përderisa ajo nuk ka dhënë një qëndrim të qartë në raport me këtë”, tha Peci.

Më tej, Peci ka shtuar se janë duke realizuar premtimet e dhënë në fushatë zgjedhore. Për këtë tha se janë edhe kurioz të dinë se cilat premtime nuk po mbahen.

“Shumëkush mund të ketë pakënaqësi apo mendim ndryshe për procese të caktuara. Por ajo çfarë jemi ne kuriozë të kuptojmë është se cili prej premtimeve të dhëna publikisht gjatë kohës së fushatës nuk jemi duke e mbajtur. Jemi duke u angazhuar që ta përmbushim. Kjo është pjesa e preokupimit tonë që në një rrethanë tjetër do të ishim ndier keq. Përderisa ne jemi shumë komod dhe me vetëbesim që të gjitha zotimet tona jemi duke i realizuar, çështja pastaj mbetet individuale nëse dikush vendos të largohet. I humb durimi, energjia ose edhe guximi për të bashkë udhëtuar politikisht”, ka thënë ai.

I pyetur për postimin e tij të sotëm me presidenten Vjosa Osmani pas raportimeve për largimin e Kica-Xhelilit në LDK, ministri i Bujqësisë deklaroi se falë saj një numër i madh nga partia Guxo janë në Qeveri e Kuvend. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori