LAJMI I FUNDIT:

PDK: Veteranët e UÇK-së të paguhen në lartësinë e pagës minimale

PDK: Veteranët e UÇK-së të paguhen në lartësinë e pagës minimale

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të vazhdojë të ndajë shtesa prej 100 euro për punëtorët dhe të papunët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga. Në partinë opozitare kërkuan që edhe paga minimale të jetë më e lartë se 300 euro dhe veteranët e UÇK-së të paguhen në lartësinë e saj.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për medie tha se Qeveria Kurti diskriminoi shumë kategori.


“Me këto vendime qeveritarët edhe një herë dëshmuan se vendosën për formula ad-hoc, me shumë variabla të pazgjidhshme, por me vetëm një konstante diskriminimi i shumë kategorive dhe i të papunëve. Pra, në vend të mbështetjes meritore zgjodhën lëmoshën. Në vend të ndihmës për të papunët zgjodhën diskriminimin dhe harrimin e tyre. Në vend të barazisë sociale zgjodhën thellimin e hendekut të pabarazisë sociale. E kur vetveten e kanë futur në kurthin e premtimeve të veta të rrejshme, e pakta që mund ta bëjnë është që të vazhdojnë për të gjithë punëtorët të ndajnë nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të ri të pagave dhe të Ligjit për pagën minimale në vend… Qytetarët, me shumë të drejtë, po kërkojnë që paga minimale të jetë më e lartë nga ajo që ka propozuar Qeveria dhe se paga minimale duhet të jetë më e lartë se 300 euro”, tha ai.

Ndërsa, sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi tha se Qeveria Kurti diskriminoi edhe veteranët e UÇK-së me tendencat për të përjashtuar ata në rritjen e pagës minimale.

Andaj pati disa propozime karshi ekzekutivit dhe kërkoi nga kryeministrit Kurti, siç tha të heq dorë na të qenit veteran i rrejshëm i UÇK-së.

“PDK-ja propozon që Qeveria duhet te vazhdojë të ju ndajë veteranëve pagë, së paku në lartësinë e pagës minimale, derisa të bëjë kategorizimin e tyre. Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje Qeverisë Kurti që të nisë menjëherë pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së dhe kategorizimin e tyre. Ashtu siç kemi thënë shumë herë, me këtë hap jo vetëm që do të ndaloheshin përfitimet financiare për mashtruesit, por do t’i bënim nder edhe historisë, duke larguar mashtruesit e falsifikatorët nga historia e UÇK-së, të cilës nuk i kanë takuar asnjëherë. Partia Demokratike e Kosovës e fton Kryeministrin Albin Kurtin që të bëhet i pari që heq dorë nga të qenit veteran i rrejshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori