LAJMI I FUNDIT:

PDK: Vendimi i qeverisë së shkarkuar Kurti për Telekomin është anti kushtetues, synon kthimin në ekonomi komuniste

PDK: Vendimi i qeverisë së shkarkuar Kurti për Telekomin është anti kushtetues, synon kthimin në ekonomi komuniste

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar veprimet siç i quan të dëmshme të qeverisë në detyrë Kurti në raport me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

PDK thekson se pas një varg shkeljesh kushtetuese e ligjore, ajo aprovoi edhe një vendim anti kushtetues e ligjor, duke përjashtuar shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik.

“Me këtë vendim skandaloz,  ajo ka bërë një varg shkeljesh dhe ka goditur rëndë vlerat elementare të një shoqërie demokratike, duke sulmuar drejtpërdrejtë sektorin privat dhe konkurrencën e lirë. Ky akt gjithashtu përbën një kthim prapa drejt një modeli të ekonomisë shtetërore të centralizuar komuniste që gjatë shekullit të kaluar dështoi kudo ku është aplikuar në 85 vende dhe në pesë kontinente. Kosova është përcaktuar, edhe në Kushtetutë, për të ndërtuar një ekonomi liberale, bazuar mbi iniciativën e pronën private, mbi tregtinë e lirë e sundimin e ligjit”, thuhet në reagim.

Sipas kësaj partie, po ashtu ky vendim është në kundërshtim me përcaktimin që ka zgjedhur Kosova për tu integruar në familjen evropiane dhe frymën mbështetëse të popullit të Kosovës si ndër më pro-evropianët.

“Integrimi evropian kërkon mes të tjerave përmbushjen e kriterit ekonomik, që nënkupton ndërtimin e një ekonomie tregu funksionale që ka aftësi për ndërvepruar me presionet e konkurrencës së tregut të brendshëm të BE-së. Partia Demokratike e Kosovës, gjykon se vendimi i qeverisë është i papranueshëm, i dëmshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmen e demokracisë dhe ekonomisë së vendit tonë si dhe për procesin e integrimit Evropian”, thuhet në reagim.

PDK u ka bërë thirrje të gjitha organeve kompetente të shtetit që ta rrëzojnë këtë vendim duke angazhuar të gjitha mekanizmat juridikë mbi të cilët garantohen vlerat kushtetuese, demokratike dhe ekonomike të shtetit tonë.

“Po ashtu i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe ambasadave të vendeve partnere që ta denoncojnë këtë vendim të dhe bëjnë presion për anulimin e tij. Së fundmi, i bëjmë thirrje edhe shoqërisë civile e mbarë opinionit publik që të ngrejë zërin kundër veprimeve arbitrare të vazhdueshme të kësaj qeverie të shkarkuar e cila po e shndërron në traditë të pandalshme shkeljen e kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori