LAJMI I FUNDIT:

PDK: Smajl Latifi po përdorë zyrat për të bërë aderime dhe propaganda partiake

PDK: Smajl Latifi po përdorë zyrat për të bërë aderime dhe propaganda partiake

Partia Demokratike e Kosovës dega në Rahovec përmes një njoftimi për media ka reaguar ndaj kryetarit të kësaj komune Smajl Latifi.

“PDK shpreh shqetësimin e saj për mënyrën se si kryetari i komunës së Rahovecit, njëkohësisht kryetar i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi, përdor zyrat e institucioneve të Republikës së Kosovës, konkretisht zyrën e kryetarit të komunës, për të bërë aderime dhe propaganda partiake!

PDK veprimet e tilla i konsideron të papranueshme, njëkohësisht të dëmshme dhe të rrezikshme për zhvillimin e institucioneve në vendin tonë, sepse kjo zyre duhet të shërbejë për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve pa dallime politike e partiake dhe jo të militantëve partiakë”, thuhet në reagimin e PDK-së në Rahovec.

Më tej PDK ka theksuar se kryetari Latifi, edhe njëherë e dëshmoi se është keqpërdorues i madh, i cili nuk din se çka janë dhe për çka në të vërtetë shërbejnë institucionet! /Telegrafi/