Sipas KTV-së, Shtabi i PDK-së në Prizren ka thënë se kandidati i kësaj partie, Ramadan Muja, udhëheq me 4.000 vota kundrejt kundërkandidatit të tij, Hanefi Muharremi.

Këtë e ka thënë vetë kandidati Muja, i cili ka falënderuar qytetarët për votën e tyre dhe njëherit ka thënë se kundërshtarët “duhet të mësohen ta pranojnë humbjen”.


Po ashtu, kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, ka shpallur fitoren në këtë komunë.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë rezultat, me arsyetimin se nuk kanë ende të dhëna dhe se janë në pritje të procesit të numërimit të votave. /Telegrafi/