PDK rikthen ulësen e 23‑të, LDK bie në 14 deputetë pas numërimit të fundit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Një ndryshim i papritur ka ndodhur së fundmi sa i përket numrit të ulëseve në Kuvend në mes PDK-së dhe LDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të kthej ulësen e 23-të, duke ia rrëmbyer kështu LDK-së një vend, e cila ka rënë në 14 deputetë nga 15 sa kishte sipas rezultateve të mëhershme.
Nga këto rezultate, Bekim Haxhiu rikthehet në Kuvend, ndonëse ditë më parë u tha se ka mbetur jashtë.
Ndërsa te LDK-ja humb ulësen Fadil Hadërgjonaj.
Lëvizja Vetëvendosje e cila ka dalë e para në këto zgjedhje, vazhdon të ketë të siguruara 57 ulëse në Kuvend.
Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6 ulëse.
Vlen të përmendet se këto ndryshime kanë ndodhur nga numërimi I deritanishëm i votave ku përfshihen: votat nga vendvotimet e rregullta, ato në përfaqësitë diplomatike, me postë nga Berni dhe Berlini dhe votat me kusht të cilat ende nuk kanë përfunduar. /Telegrafi/


































