Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në detyrë, për pranimin e 1,000 testeve për COVID-19, të cilat i ka dhuruar Serbia.
Deliu-Kodra tha se Qeveria e shkarkuar Kurti e filloi mbrapshtë dhe me lojëra menaxhimin e situatës së pandemisë në Kosovë dhe po e vazhdon në mënyrën më të keqe të mundshme duke dëmtuar rëndë interesat kombëtare.
“Qeveria e shkarkuar Kurti është gjunjëzuar para Serbisë duke dorëzuar një pjesë të sovranitetit në veri të vendit pasi aprovoi në heshtje vendosjen atje të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur prej Beogradit. Pa fijen e turpit, vetëm pasi PDK e denoncoi këtë akt, qeveria mashtroi me vendime pas kohe, kinse për karantinimin e komunave”, tha deputetja Kodra-Deliu, përcjell Telegrafi.
Për më tepër, deputetja Kodra-Deliu tha se Qeveria i dorëzoi Beogradit autoritetin shtetëror për një pjesë të territorit dhe popullsisë së Kosovës, duke lejuar hyrjen dhe veprimin brenda Kosovës të qindra zyrtarëve të Serbisë me pretekstin e kujdesit shëndetësor.
“Ky dorëzim ndaj Serbisë u përshkallëzua më tej kur Ministri në ikje i Shëndetësisë, Arben Vitia zgjodhi të bisedojë e bashkëpunojë me ministrin e Serbisë, por jo edhe me atë të Shqipërisë. Kulmi i kësaj sjellje inferiore përkundrejt Serbisë, erdhi me pranimin e 1000 testeve donacion nga ky vend, duke ia mundësuar Serbisë që të dalë në mediat më prestigjioze të botës si faktor konstruktiv humanitar. Për ta bërë këtë çështje edhe më të rëndë, ka dyshime se këto teste janë dhuratë nga Rusia për Serbinë”, tha deputetja e PDK-së.
Më tej ajo tha se “kjo qeveri në largim e ka turpëruar Kosovën duke pranuar një lëmoshë prej 30 mijë eurosh nga Serbia. Me këtë pranim Vuçiqi merr një certifikatë pafajësie nga Kosova që pastron të kaluarën e tij dhe e bën më të pranueshëm në arenën ndërkombëtare”.
“Por ajo që i vë vulën këtij bashkëpunimi të turpshëm e nënshtrues me Serbinë është futja e testeve si kontrabandë, pa respektuar procedurat ligjore dhe doganore sikur që i nënshtrohen të gjitha donacionet e tjera për Kosovën. Shteti i jonë u trajtua si pjesë e Serbisë. Madje ato u futën thuajse ilegalisht me një makinë me tabela diplomatike nga përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, Dejan Paviqeviq. Fatkeqësisht, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi as që ka qenë e informuar dhe në dijeni për këtë rast”.
“Ne e dënojmë rëndë këtë sjellje poshtëruese të qeverisë së shkarkuar, e cila i kanë dhënë mundësi Serbisë, që nën maskën e ndihmës humanitare, të fitojë epërsi strategjike ndaj Kosovës”.
“Po ashtu, bëjmë thirrje ndaj të gjitha institucioneve shtetërore e mbarë opinionit publik që të angazhohen për ta ndalur këtë zmbrapsje të shtetit tonë dhe këtë avancim të Serbisë në kurriz të sovranitetit tonë dhe të pozicionit tonë ndërkombëtar”, tha deputetja Kodra-Deliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar