LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Publikimi i ASHAK-ut është pamflet anti-shqiptar

Krasniqi: Publikimi i ASHAK-ut është pamflet anti-shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj publikimit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), e cila, sipas kësaj partie, nëpërmjet një shkrimi pa autor, por të shpërndarë nga kryetari i saj Mehmet Kraja, ka shfaqur urrejtje ndërshqiptare dhe sipas PDK-së, tingëllon më shumë si një memorandum anti-shqiptar.

“Në vend që ASHAK të merrej me temat që rëndojnë qytetarët e Republikës së Kosovës tash e sa kohë dhe të angazhohej për të mbrojtur e shtyrë përpara interesat tona kombëtare, duke ndriçuar dhe argumentuar përpjekjet serbe për të rishkruar historinë dhe për të barazuar xhelatin me viktimën, në këtë tekst ne shohim krejt të kundërtën. Me këtë sulm të ulët nga teksti i dalë prej këtij institucioni, të paguar nga taksapaguesit e Kosovës, konfirmohen e noterizohen tezat serbe, duke sulmuar drejtpërdrejtë lidershipin e UÇK-së, si dhe duke ushqyer albanofobinë kundrejt kosovocentrizmit ekstremist, por edhe retorikën neo-kolonialiste kundër aleatëve perëndimorë”, thuhet në reagimin e Krasniqit në Facebook, transmeton Telegrafi.


“Qëndrimet e këtij teksti, gjithashtu, çuditërisht, përputhen me interesat dhe përpjekjet zyrtare shumëvjeçare të Beogradit që përpiqet të përçajë shqiptarët dhe të ndërtojë dallime esenciale mes shqiptarëve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republiës së Shqipërisë”, thuhet në reagimin e kreut të PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të anëtarëve të ASHAK-ut, distancimin nga teksti, heqjen e tij nga botimet zyrtare të këtij institucioni dhe kërkim falje formale për publikimin e një materiali kaq ofendues e të dëmshëm.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

“Publikimi i ASHAK është pamflet anti-shqiptar!

Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatë të thellë për tekstin e publikuar së fundmi në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Ky tekst amator, me tiparet e një pamfleti elektoral partiak, i tejmbushur me gabime drejtshkrimore dhe përmbajtësore, me një gjuhë aspak akademike, tërësisht i padenjë për institucionin nga ka dalë, përbën një turp të paprecedentë që kërkon menjëherë reagime distancuese nga vet anëtarët e ASHAK-ut dhe mbarë komuniteti shkencor i vendit.

Me një lehtësi të paimagjinueshme, autori fantom i këtij teksti të rrëmujshëm, kapërcen nga njëra qasje në tjetrën, duke folur për histori, marrëdhënie ndërkombëtare, jurisprudencë, ekonomi e etnografi, duke pretenduar me vetëbesim të papërmbajtshëm të japë përgjigje e rekomandime për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet sot Kosova, Shqipëria, Ballkani, Evropa dhe mbarë gjeopolitika globale.

Kështu i shkruar, teksti pa referenca, citime apo bibliografi dhe i mbushur me mllef e pasaktësi, jo vetëm që nuk është punim shkencor, por nuk mund të quhet as një analizë, sepse duket thjeshtë një opinion i nxitur nga ngarkesa emocionale dashakëqija.

Por, ajo që e rëndon më shumë përmbajtjen e tekstit dhe që krijon përshtypjen se ky tekst tingëllon më shumë si një memorandum anti-shqiptar, është interpretimi i ulët politik i Gjykatës Speciale dhe sulmi ndaj personaliteteve kryesore të UÇK-së.

Ndërkohë që udhëheqësit e UÇK-së janë duke mbrojtur të vërtetën historike të luftës së drejtë të popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi, komentet e këtij teksti faktikisht përmbushin interesat e aspiratat hegjemoniste serbe kundrejt shqiptarëve.

Në vend që ASHAK të merrej me temat që rëndojnë qytetarët e Republikës së Kosovës tash e sa kohë dhe të angazhohej për të mbrojtur e shtyrë përpara interesat tona kombëtare, duke ndriçuar dhe argumentuar përpjekjet serbe për të rishkruar historinë dhe për të barazuar xhelatin me viktimën, në këtë tekst ne shohim krejt të kundërtën.

Me këtë sulm të ulët nga teksti i dalë prej këtij institucioni, të paguar nga taksapaguesit e Kosovës, konfirmohen e noterizohen tezat serbe, duke sulmuar drejtpërdrejtë lidershipin e UÇK-së, si dhe duke ushqyer albanofobinë kundrejt kosovocentrizmit ekstremist, por edhe retorikën neo-kolonialiste kundër aleatëve perëndimorë.

Qëndrimet e këtij teksti, gjithashtu, çuditërisht, përputhen me interesat dhe përpjekjet zyrtare shumëvjeçare të Beogradit që përpiqet të përçajë shqiptarët dhe të ndërtojë dallime esenciale mes shqiptarëve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republiës së Shqipërisë.

Sipas këtij pamfleti, shqiptarët e Shqipërisë nuk kanë ndjeshmëri, solidaritet apo besnikëri ndaj Kosovës, por e instrumentalizojnë Kosovën, sepse më të fortë e kanë pragmatizmin apo nostalgjinë komuniste. Nënteksti i këtij konstatimi është se Shqipëria kurrë nuk e ka ndihmuar Kosovën, gjë që është konstatim anti-historik.

Madje, teksti rrëshqet në nivele të ulëta të racizmit kulturor, duke e konsideruar popullin e Shqipërisë si shoqëri recidiviste pa ideologji e me tendenca klanore, “e dominuar nga refuzimi ndaj Kosovës” dhe “lidhja e ngushtë botëkuptimore me sllavizmin dhe me proveniencën lindore”.

Gjithashtu, duhet vënë në dukje faktin se teksti sulmon të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm e mbështetës të Kosovës, duke filluar me akuza ndaj SHBA-ve, BE-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, se kinse janë bashkëfajtorë për politikat hegjemoniste aktuale serbe, për të vijuar me akuza ndaj elitës politike të shqiptarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Duhet theksuar, gjithashtu, se pretendimet dhe qëndrimet e shumta kontraverse të këtij teksti, përbëjnë një kafshatë të papërtypur të gjithë ligjërimit të Lëvizjes Vetëvendosje ndër vite dhe padyshim lë të kuptohet se autorit fantom të këtij teksti do t’i shkonte më shumë për shtati të ishte një funksionar i kësaj partie se sa i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Glorifikimi që i bëhet Lëvizjes Vetëvendosje se kinse jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, kjo parti politike përbën kërcënim për përmbysje të establishmentit të atjeshëm, me këto pretendime të pabaza do të skuqte nga turpi edhe militantët më të devotshëm të Albin Kurtit.

Nëse autori ose autorët e këtij teksti nuk turpërohen nga broçkullat që kanë shkruar, nuk duhet të mbesin fantomë e të fshihen prapa emrit të ASHAK, por të nënshruajnë me emër e mbiemër këtë pamflet politik. Sepse, teksti në mënyrë absurde nuk specifikon autorë të përveçëm, por është nxjerrë, përveç në web faqen e ASHAK, edhe në faqen e Facebook-ut të kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja.

Pavarësisht se stili sipërfaqësor i tekstit, gjuha nëpërkëmbëse e përdorur dhe përmbajtja e cila përputhet me opinionet personale të shkruara ndër vite, tregojnë se Kraja duhet të jetë autor ose bashkëautor i këtij teksti indinjues, nënçmues, anti-shtetëror e anti-kombëtar, edhe si drejtues i ASHAK-ut, ai mban përgjegjësi personale që një tekst kaq i rëndë dhe i ulët, ka dalë prej këtij institucioni.

Prandaj, kërkojmë reagimin e menjëhershëm të anëtarëve të ASHAK-ut, distancimin nga teksti, heqjen e tij nga botimet zyrtare të këtij institucioni dhe kërkim falje formale për publikimin e një materiali kaq ofendues e të dëmshëm”, thuhet në reagim.

Ndryshe, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, na publikuar në faqen e tij në Facebook, një analizë të përgjithshme të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (të hartuar dhe publikuar në janar 2022).

Kraja thotë se ky dokument synon të tërheq vëmendjen opinionit të brendshëm dhe faktorit ndërkombëtar se politikat e Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë njohur së fundi një trend riciklimi, janë bërë më agresive dhe destabilizuese për rajonin, duke krijuar një vazhdimësi të pakëputur të politikave që ndjek Serbia ndaj Kosovës që nga vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori