Në fakt vetëm shkuarja e Limajt dhe Krasniqit do ta paralizonte punën e Qeverisë në Kuvend, e cila së fundi edhe ashtu është paralizuar, pas dështimit të katërfishtë në privatizimin e PTK-së.

Madje edhe sot (të hënën) PDK-ja ka dështuar ta rifut në rend dite këtë çështje, aq sa është detyruar të mungojë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. shkruan "Bota Sot".


Shumica qeverisëse aktualisht ka 63 deputetë, por duke i llogaritur formalisht si pjesë të shumicës, por që pata numri zbret në 61, kështu që kjo shumicë është e pamundshme të konsiderohet e mjaftueshme për ta qeverisur vendin. /Telegrafi/